KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DW: Olaf Scholz është nën presion për dërgimin e armëve në Ukrainë
Botë

DW: Olaf Scholz është nën presion për dërgimin e armëve në Ukrainë

Kosova News
Kosova News 10:09 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjermania ka premtuar ta furnizojë Ukrainën me armë të rënda, por deri tani asnjë copë nuk ka mbërritur në Ukrainë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet nën presion. Ngado që shkon, ai duhet të japë llogari për mbështetjen ushtarake të Gjermanisë ndaj Ukrainës. Kështu për shembull, gjatë vizitës së tij të fundit në Vilnius, Lituani, më 7 qershor. “Gjermania është një nga mbështetësit ushtarakë kryesorë të Ukrainës. Askush nuk dërgon aq shumë sa Gjermania. Ka disa vende që japin po aq shumë, si SHBA. Por Gjermania është një nga vendet që ka dërguar shumë sipas mundësive të saj. Kemi dërguar sasi të mëdha armë antitank raketa kundërajrore dhe sasi gjigande municionesh”, tha Olaf Scholz.

Vendim historik

Por Scholzi e ka fjalën për armatime mbrojtëse të lehta. E për rrjedhojë:, armatimet që ka dërguar Gjermania deri tani janë të parëndësishme, krahasuar me sistemet e armëve të ofruara nga vendet e tjera. Bundestagu gjerman tashmë e ka dhënë dritën jeshile: Më 28 prill 2022, deputetët miratuan furnizimin e Ukrainës me armë të rënda. Ishte një kthesë në historinë e Gjermanisë. Por deri më tani në Ukrainë nuk ka mbërritur asgjë nga artileria e rëndë nga Gjermania.

Por është premtuar shumë: Scholz ka premtuar shtatë tanke “Haubitze 2000” të prodhimit gjerman. Ato janë sisteme artilerie vetëlëvizëse dhe pritet të dërgohen në Ukrainë në fund të qershorit. Ushtarët ukrainas po trajnohen tani në një bazë gjermane për përdorimin e tyre.

Scholz ka premtuar edhe 50 tanke anti-ajrore të tipit Gepard. Ato mund të dërgohen në korrik. Veç kësaj, ai ka thënë se edhe sistemi raketor i mbrojtjes nga ajri IRIS-T është duke u bërë gati për t’u përdorur në Ukrainë. Ai hyn te sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore të Gjermanisë dhe do t’i mundësonte Ukrainës të mbronte një qytet të tërë nga sulmet ajrore ruse. Por kur do të mbërrijë ky sistem në Ukrainë? Kjo nuk është e qartë.

SHBA dhuron 4,5 miliardë Euro armatim

Sa për krahasim, nga fillimi i luftës deri më 1 qershor, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar ose dërguar armë dhe pajisje me vlerë prej 4,6 miliardë dollarë (4,37 miliardë euro), sipas shifrave zyrtare. Ndër to hyjnë shumë armë të rënda, si p.sh. artileri haubitze dhe raketahedhës.

Vendet e BE-së dhe SHBA-të kanë filluar qysh javën e kaluar dërgimin e haubitzeve perëndimore. Së shpejti ato do të dërgojnë raketa të shumta me precizion të lartë. Koordinimi i këtyre hapave duke siguruar që ushtria ukrainase të marrë më shumë municion do të jetë në qendër të diskutimeve të Brukselit. “Ne jemi në një pikë vendimtare”, thotë kryetarja e komitetit të mbrojtjes në Bundestag, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP). Javët e ardhshme, më tepër ditët në vijim, do të tregojnë se cilin drejtim do të marrë lufta në Ukrainë. Vonesat e Gjermanisë i kritikon ashpër opozita gjermane. Ndërsa kancelarj gjerman Olaf Scholz, do të shkojë të enjten në Kiev për herë të parë që nga fillimi i luftës, kryetari i opozitës Friedrich Merz ka qenë aty qysh në fillim të majit.

Grupi parlamentar i partisë së tij, Unioni Kristiandemokrat e Kristiansocial po përgatit një projektrezolutë për të mbështetur Ukrainën me armë të rënda. “Qeveria federale po shpërfill vendimin e qartë të parlamentit”, tha nënkryetari i këtij grupi, Johann Wadephul (CDU). Politikani opozitar kujtoi se Bundestagu kishte vendosur qartë të furnizonte Ukrainën me armë të rënda. “Në vend që të japim armë efektive, ne japim vetëm justifikime nga për gjoja koordinim me NATO-n ose për mosfunksionimin e shkëmbimit me vendet e tjera.” /DW/

Gjithashtu lexoni:

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Trump e quan kandidatin për kryebashkiak të Nju Jorkut, Zohran Mamdani – një ‘komunist të pastër, të vërtetë’

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

Gjermania rrit shpenzimet në fushën e mbrojtjes

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)

TAGGED: Olaf Scholz
Kosova News 15/06/2022 15/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?