Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar sot një tjetër përditësim lidhur me punimet në ndërtimin e urës së re në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se puna po ecën me ritëm të pashembullt.
“Paradite themeli i bregorës, e pasdite themeli i mesit të urës. Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë,” shkruan Durmishi.
Ai shton se sipas planit, në muajin shtator ura do të jetë funksionale, ku qytetarët do të mund të kalojnë me automjete dhe në këmbë.
Paradite themeli i bregorës e pasdite themeli i mesit të urës. Intensitet i paparë ndonjëherë në ndërtimin e urave në Kosovë. Në shtator do të kalojmë me vetura, e këmb në trotuare.
Posted by Hysen Durmishi on Saturday, July 12, 2025


