KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Durmishi: Nuk vjen në shprehje lejimi i importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet
Ekonomi

Durmishi: Nuk vjen në shprehje lejimi i importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet

Kosova News
Kosova News 14:00 -12/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka vendosur përfundimisht që mos të lejojë importimin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet.

Ani se janë formuar grupet punuese për plotësim ndryshimin e Ligjit për automjete, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se nuk vjen në shprehje heqja e kufizimit të vjetërisë së automjeteve.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ditë më parë ka paralajmëruar se para pushimit të deputetëve do të iniciojë sërish nismën ligjore në Kuvend për plotësim-ndryshimin e Ligjit për automjete, i cili mundëson lejimin e importit te automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet.

Zëvendësministri Durmishi thotë se lejimi importit të automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet, do të ndikonte në rritjen e ndotjes së ambientit në Kosovë.

“Një ndër pikat që është diskutuar në Grupet punues ka qenë edhe kjo për vjetërsinë e automjeteve. Natyrisht që për neve është e rëndësishme ambienti, që mos të lejojmë që numri i madh i automjeteve ta rris ndotjen e ajrit në Kosovë. Dhe jemi duke synuar që të krijojmë mekanizma përmes kontrolleve teknike edhe përmes formave të tjera që ta ulim sa më shumë ndotjen që shkaktohet prej automjeteve. Prandaj aktualisht nuk vjen në shprehje ta heqim kufizimin për vjetërsinë e automjeteve, sepse kjo ndikon pastaj në rritjen e ndotjes këtu në Kosovë”, thekson Durmishi.

Zëvendësministri Durmishi ka treguar kohen kur Kosova mund të lejojë importin e veturave më të vjetra se 10 vjet.

“Për këtë mund të flasim pasi që të krijojmë një situatë të tillë kur mund ta ulim emetimin e gazrave prej automjete përmes formave të ndryshme, siç është vendosja e disa filtrave shtesë të të gjitha automjeteve. Pastaj, mund të flasim për rritjen e vjetërsisë së automjeteve”, thotë ai.

Durmishi e kupton gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve, por thotë se primare është shëndeti i qytetarëve.

Sipas Durmishit, vjetërsia mesatare e automjeteve në Kosovë është 19 vjet.

“Po, por kjo ka të bëj që është një numër i madh i automjeteve në Kosovë. Vjetërsia e automjeteve mesatare është 19 vjet që janë në Kosovë. Nëse ne këtë e rrisim, atëherë do ta rrisim importin e makinave të vjetra prej vendeve që dëshirojnë që t’i largojnë automjetet nga vendet e tyre. Prandaj kjo do të ndikojë në rritjen e ndotjes dhe për neve primare është shëndeti i qytetarëve”, thotë ai.

Derisa kundër lejimit të importit të veturave të vjetra janë shprehur edhe ambientalistët dhe njohës të ekonomisë./kp/

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Kosova News 12/06/2022 12/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?