Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar për kapjen e një rasti me keqpërdorim të patentë shoferit, ku një person i dyshuar gjatë dhënies së provimit të patentës ka qenë i pajisur me kufje dhe kamerë.
Durmishi ka thënë se ky keqpërdorim i tillë është hasur Komisioni Monitorues i patentë shoferëve në Prishtinë.
Hysen Durmishi ka shtuar ndaj personit të dyshuar për keqpërdorim me patentë shofer do ti ndalohet hyrja në provim për tri vite.
“Të gjitha keqpërdorimet do t’i ndalim
Sot, në Njësinë e Patentë Shoferit në Prishtinë, gjatë monitorimit të procesit te provimit, Komisioni Monitorues ka hasur në një person të dyshimtë i cili ka qenë i pajisur me kufje dhe kamerë. Këto mjete i njëjti i ka shfrytëzuar me qëllim të dhënies së provimit në kategorinë C. Komisioni Monitorues pasi ka vërtetuar dyshimet e tyre, kanë ftuar Policinë e Kosovës dhe se tani ndaj të njëjtit dhe autoshkolles është hapur rast në Polici.
Jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të ndalojmë secilin keqpërdorim të mundshëm në fushën e patentë shoferit dhe nuk do të tolerojmë askënd të bëjë veprime të tilla.
Ndaj kandidatit në fjalë do të ndërmerrën masa sipas ligjit dhe rregulloreve në fuqi dhe të njëjtit do ti ndalohet hyrja në provim për 3 vite.”, ka shkruar Durmishi në facebook.