KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dugolli: VV i ka ofruar alternativë vendit, por nëse dështon Konjufca jemi gati për zgjedhje
Politikë

Dugolli: VV i ka ofruar alternativë vendit, por nëse dështon Konjufca jemi gati për zgjedhje

Kosova News
Kosova News 10:41 -12/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndonëse nuk duan që të vendin ta çojnë në zgjedhje, megjithatë Lëvizja Vetëvendosje thotë se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje nëse mandatari i tyre i dytë, Glauk Konjufca nuk arrin t’i sigurojë 61 vota për t’u ulur në karrigen e shefit të tij Albin Kurti, i cili dështoi të bëjë 61 vota në seancën e 26 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli e vlerëson si një “mundësi” çështjen e propozimit të Glauk Konjufcës për kryeministër, meqenëse siç tha ai në një intervistë për Ekonomia Online interesi i Kosovës është të ketë një Qeverie dhe të kalojë buxheti dhe vendimet të cilat janë të rëndësishme për vendin.

 “Interesi i Kosovës është që ta kemi një qeveri edhe të kalon buxheti dhe te merren vendime që janë të rëndësishme për Kosovës dhe qytetarët, këtë VV-ja e ka parë si të nevojshme që të ofrojnë këtë mundësi, ndonëse ishte mundësia edhe me Kurtin që të bëhet një qeveri qoftë edhe afat shkurte që të kryente disa detyra dhe obligime që janë të nevojshme por ai nuk u bë”, ka deklaruar Dugolli.

Fajtor për ngërçin politik, Dugolli e hodhi te partitë ish-opozitare.

- Reklamë -

 “Ne prapë iu kemi ofruar partitive që t’ia mundësojnë qytetarëve të republikës që të kenë buxhetin për vitin e ardhshëm pra mos të hyjmë në ato afate kohore kur janë më shumë të pa njohura të kalojnë disa vendime siç janë edhe buxheti për Prishtinës, Gjilanin dhe Zubin Potokut, gjithashtu të kalohet buxheti për RTK-në sepse ata punëtorë kanë mbetur pa paga për shkak të mos konstitimit të parlamentit gjegjësisht trupave të parlamentarit komisionet siç janë. Ky barrikadim i partive opozitare është i pa kuptimtë dhe nuk i konvenon as atyre, sepse qytetarët më pastaj do t’i ndëshkojnë për këto barrikadime të panevojshme”, theksoi Dugolli në intervistën dhënë për Ekonomia Online.

E nëse vendi shkon në zgjedhje, ai tha se qytetarët duhet ta kuptojnë se LVV ofroi sipas tij alternativa.

“Ne nuk e preferojmë që ta dërgojmë vendin në zgjedhje, pra  tani kur kemi një situatë që jemi në fund vitit por nëse nuk bëhet qeveria me Glauk Konjufën si kryeministër, atëherë ne jemi të gatshëm që të shkojmë edhe në zgjedhje, por qytetarët duhet ta dinë këtë sepse ne kemi ofruar alternativë që të dalim nga situatë edhe të mos kemi zgjedhje kaq shpesh sepse përveç se janë të kushtueshme janë edhe të lodhshme për qytetarët”, theksoi ish-deputeti.

Më 4 nëntor, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë Albin Kurti propozoi për mandatar për kryeministër Glauk Konjufca. I njëjti menjëherë u mandatua nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të formuar Qeverinë e re të Kosovës.

Sipas Kushtetutës, mandatari ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur.

Konjufca  ditën kur u propozua për mandatar, tha se dëshiron bashkëpunim me partitë shqiptare të përfaqësuara në Kuvend, por jo koalicion.

Ai tha se me zgjedhjen e një qeverie të re të udhëhequr nga ai do të shmangej mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor, në mënyrë që vendi të mos ketë dy palë zgjedhje për një periudhë të shkurtër, pasi në prill duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, tha se nuk e sheh as si “mundësi teorike” mundësinë e ndonjë koalicioni për Qeverinë me partitë e tjera shqiptare, për shkak të “mosbashkëpunimit të tyre”.

“Është ndërtuar urrejtje hibride ndaj meje nga disa elementë të opozitës. Tash nuk jam unë. Le ta dëshmojnë se interesi i shtetit është mbi interesin partiak”, tha Kurti gjatë një konference për media mbrëmjen e 4 nëntorit.

Albin Kurti, si udhëheqës i partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, më 26 tetor dështoi të merrte mbështetjen e Kuvendit për formimin e ekzekutivit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja ka fituar 24 ulëse, LDK-ja 20, AAK-ja pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në.

Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiqit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e minoriteteve të tjera.

Kujtojmë që, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë kërkuar që Presidentja Vjosa Osmani të shpallë zgjedhje të reja.

Qëndrim të njëjtë kishin shprehur edhe pas takimit me Osmanin më 31 tetor, takim ku LVV-ja kërkoi disa ditë kohë në tentim për të bërë Qeverinë e re.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Kosova News 12/11/2025 12/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?