Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, , ka reaguar ashpër ndaj gazetarit , duke e akuzuar atë për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes në diskursin publik.
Përmes një postimi publik, Dugolli tha se “nxitësit e urrejtjes dhe përçarjes kanë një emër të njohur: Berat Buzhala & company”, duke shtuar se tentimi për ta normalizuar dhunën përbën “nxitje të hapur”.
Ai e lidhi reagimin e tij edhe me sulmin fizik ndaj zëvendësministrit , duke pretenduar se Buzhala është “gëzuar shumë” për incidentin.
“Në mungesë të guximit personal, po tenton t’i shtysh të tjerët drejt dhunës. Kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme”, ka shkruar Dugolli.
Deputeti i LVV-së përmendi edhe emrin e deputetit , duke lënë të kuptohet se sipas tij, klima e krijuar nga kundërshtarët politikë mund të nxisë akte të tjera dhune.


