Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, , ka reaguar ashpër ndaj gazetarit , duke e akuzuar atë për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes në diskursin publik.
Përmes një postimi publik, Dugolli tha se “nxitësit e urrejtjes dhe përçarjes kanë një emër të njohur: Berat Buzhala & company”, duke shtuar se tentimi për ta normalizuar dhunën përbën “nxitje të hapur”.
Ai e lidhi reagimin e tij edhe me sulmin fizik ndaj zëvendësministrit , duke pretenduar se Buzhala është “gëzuar shumë” për incidentin.
“Në mungesë të guximit personal, po tenton t’i shtysh të tjerët drejt dhunës. Kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme”, ka shkruar Dugolli.
Deputeti i LVV-së përmendi edhe emrin e deputetit , duke lënë të kuptohet se sipas tij, klima e krijuar nga kundërshtarët politikë mund të nxisë akte të tjera dhune.
Postimi i Plotë;
Qenka lajmëruar edhe Berat Buzhala. Veçse nuk dihet nga “bunari” apo nga “gurthyesi me ortak”?
Nxitësit e urrejtjes dhe përçarjes kanë një emër të njohur: Berat Buzhala & company. Tentimi për ta normalizuar dhunën nuk është vetëm propagandë, por nxitje e hapur.
Berat Buzhala, e di që je gëzuar shumë për dhunën ndaj Hysni Mehanit, por duket se edhe më shumë do të gëzoheshe për ndonjë akt kundër meje, Salihut apo të tjerëve.
Në mungesë të guximit personal, po tenton t’i shtysh të tjerët drejt dhunës. Kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme.


