Duda Balje, deputete në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar rreth rastit të tmerrshëm që ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku përmes një video të shpërndarë, shihet se si disa infermiere rrahin një grua të moshuar.
Balje në Facebook, ka thënë se kjo është e papranueshme dhe se infermieret duhet të mbajnë përgjegjësi.
Po ashtu deputetja ka shtuar duke thënë “të shohim reagimin e shtetit”.
Postimi i plotë:
O vajze me floke te zeza kush ta ka dhene të drejtën të bësh keto gjera, duhet te kesh turp per veten, dhe si te kane eduku prinderit.
Ajo grua e moshuar nesër mund të jetë nëna jote.
Kjo që bëtë është e papranueshme dhe do të duhet te mbani pergjegjesi.
Turp te kesh.
Tani të shohim reagimin e shtetit dhe të gjithë neve.
Dhe ju që qeshit përreth …
Lexo po ashtu:


