KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dua Lipa informon 85.7 milionë njerëz se Kosova s’ka liberalizim vizash
Tjera

Dua Lipa informon 85.7 milionë njerëz se Kosova s’ka liberalizim vizash

Kosova News
Kosova News 20:48 -04/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

85.7 milionë njerëz në tërë botën, në këtë moment, janë duke e parë se kosovarët janë të vetmit që nuk kanë liberalizim të vizave.

85.7 milionë njerëz që janë duke e parë në këtë moment se në Prishtinë do të mbahet një koncert ku do të përformojë ylli botëror që këtë qytet e quan shtëpi të saj.

Këtë është duke e bërë në këto momente, Dua Lipa, prishtinasja me famë globale e cila është duke përdorur llogarinë e saj zyrtare në instagram, që të njoftojë miliona njerëz në botë se ku ndodhet Kosova.

“Më lini të lirë”, është mesazhi që ajo dhe organizatorët kanë vendosur që të përçojnë tek miliona njerëz në mbarë botën.

“Bashkojuni thirrjes-pa viza për Kosovën”, shkruan në një postim tjetër në llogarinë e saj në instagram.

Për më tepër, ajo jep edhe informacione të tjera në fushatën e saj, që duket se tejkalon festivalin “Sunny Hill”.

“Derisa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u çliruar”, shkruan në postimin e saj të radhës, duke dhënë edhe informacione të tjera për Kosovën, për miliona ndjekës të saj.

“Heqja e vizave për Kosovën mbetet një premtim i pa përmbushur që nga viti 2011”, shkruan Lipa, duke shtuar se “11 vjet në një përparim të ngecur të integrimit, ne mbesim të vetmit që nuk mundemi lirshëm të kalojmë kufijtë pa viza”.

Për më tepër ajo vazhdon me postimin e radhës duke shpjeguar për miliona ndjekës të saj, se nga viti 2018, Kosova ka përmbushur të 95 kriteret e caktuara për liberalizim të vizave të vendosura nga BE-ja, që ishin më shumë se dyfishi i atyre që kanë plotësuar vendet fqinje.

“Dhe tani pas 5 vitesh, na duhet  bashkim paqësor për një lulëzim  ekonomik e kulturor”, shkruan Lipa.

Duke iu drejtuar BE-së, Dua Lipa kërkon që të lejojë të rinjtë e Kosovës që të shohin bukuritë e Evropës.

“Lejoni të rinjtë tanë të udhëtojnë pa kufizime dhe të zbulojnë bukuritë e Evropës. Na jemi lirinë për të lëvizur”, shkruan në postimin  këngëtares Dua Lipa.

Në fakt të gjitha këto të dhëna dhe ky mesazh është edhe moto e festivalit ‘Sunny Hill” që këtë vit mbahet nga data 4 deri me 7 gusht.

Për më tepër, ajo ka postuar në instagramin e saj edhe një pjesë të deklaratës për media, të dhënë në gjuhën shqipe.

“E kam pasur mendjen gjithë ditën në përformancë dhe shpresoj se do t’iu pëlqejë dhe do të kënaqemi”, deklaroi ndër të tjera Dua Lipa.

Në konferencën për media para nisjes së festivalit, Dua Lipa tha se është krenare që gjendet në Kosovë dhe u shpreh e emocionuar për performancën gjatë natës së sotme.

“Po më vjen shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim dhe të kem mundësi të bëj diçka të tillë”, tha Dua Lipa.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 04/08/2022 04/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?