Policia e Kosovës ka raportuar një rast të vetëplagosjes me armë zjarri në Drenas, ku një person mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në QKUK.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa gjatë intervenimit, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me një karikator me 13 fishekë të kalibrit 9×19 mm, për të cilën dyshohet se nuk posedonte leje.
Sipas personelit mjekësor, gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i rastit është informuar, dhe rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës.