KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë reagon për sulmin ndaj infermierit në QKMF, kërkon veprim ligjor
Politikë

Drejtoria e Shëndetësisë në Mitrovicë reagon për sulmin ndaj infermierit në QKMF, kërkon veprim ligjor

Kosova News
Kosova News 10:24 -08/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoria Komunale për Shëndetësi në Mitrovicë ka reaguar pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Urgjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ku një infermier kujdestar u sulmua fizikisht gjatë orarit të punës.

Në një reagim zyrtar, Drejtoria dënon ashpër këtë akt dhune, duke e cilësuar të papranueshëm dhe të dënueshëm. Rasti është njoftuar menjëherë tek organet e rendit dhe sipas njoftimit, policia është angazhuar dhe procedurat ligjore janë në zhvillim e sipër.

“Personeli shëndetësor ka njoftuar menjëherë policinë dhe rasti është në procedim dhe shqyrtim të organeve ligjzbatuese, ku besojmë se do të marrë epilogun përfundimtar e të merituar sipas ligjit,” thuhet në reagim.

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi, Fahri Shabani, apeloi për më shumë respekt dhe bashkëpunim ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke theksuar se rastet e tilla izoluara nuk e përfaqësojnë qytetarin mitrovicas.

“Ky rast është një rast i izoluar dhe asesi nuk paraqet as disponimin e qytetarëve ndaj mantelbardhëve e as nivelin e sjelljes dhe kulturës së qytetarëve të Mitrovicës,” u shpreh Shabani.

Ai gjithashtu përkujtoi qytetarët për kanalet zyrtare të ankesave dhe komunikimit, të cilat janë të hapura në të gjitha njësitë shëndetësore komunale.

“Në të gjitha sektorët dhe njësitë organizative të QKMF-së, QMF-të dhe AMF-të janë të vendosura kutitë e ankesave, numri për linjën e veçantë telefonike të Ministrisë së Shëndetësisë për ankesat e pacientëve, si dhe zyra e Këshillit të Pacientëve,” theksoi ai.

Drejtoria shprehu përkushtimin për ofrimin e kushteve më të mira për mjekët dhe sigurinë gjatë ushtrimit të detyrës, duke ritheksuar se sulmet ndaj stafit shëndetësor rrezikojnë shëndetin dhe jetën e të gjithë qytetarëve.

“Rastet e tilla, sa do që janë të izoluara, pengojnë punën e stafit mjekësor dhe kështu rrezikojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve, prandaj duhet të trajtohen me rigorozitetin më të madh brenda kornizës ligjore të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe QKMF falënderuan qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke siguruar se përkushtimi për shërbime cilësore dhe të sigurta për të gjithë qytetarët do të vazhdojë.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Kosova News 08/10/2025 08/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?