Dy objekte të cilat kishin fillar të ndërtohen pa leje ndërtimi, janë rrënuar nga Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës.
Në njoftimin e Drejtorisë, theksohet që pas përfundimit të të gjitha procedurave të parapara ligjore, është bërë rrënimi i dy objekteve të cilat kishin filluar të ndërtohen pa leje të organit kompetent komunal, saktësisht Drejtorisë së Urbanizmit.

Drejtoria e Inspekcionit iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës që të përmbahen dhe të mos fillojnë asnjë lloj pune në fushën e ndërtimit pa u pajisur paraprakisht me leje të ndërtimit, në të kundërtën, ndryshe nga vullneti dhe qasja aktuale e qeverisjes së re të Komunës së Prishtinës do të ndërmarren masa të ngjashme rrënimi, të rënda e të kushtueshme për të gjithë. /KosovaNews/
