KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejtori i “Telekom Srbija” ankohet se u ndal sinjali i MTS-së, bën kallëzim penal ndaj kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemit
Politikë

Drejtori i “Telekom Srbija” ankohet se u ndal sinjali i MTS-së, bën kallëzim penal ndaj kryetarit të Leposaviqit, Lulzim Hetemit

Kosova News
Kosova News 14:34 -14/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i përgjithshëm i “Telekom Srbija”, Vladimir Luçiq, ka treguar se ka ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, raporton “RTS” të mërkurën.

Luçiq ka thënë se ka ngritur padi pasi Hetemi “ka keqpërdorur detyrën zyrtare, ka shkatërruar pronën private dhe me qëllim u ka ndërprerë lidhjen telefonike mobile serbëve.

Luçiq ka thënë se rreth 5000 qytetarë në veri të Kosovës mbetën pa sinjal të telefonisë mobile, pasi u ndërpre sinjali i MTS-së. “Radio Kim” ka treguar se punonjësit e MTS-së kanë tentuar të rregullojnë problemin te antena që gjendej në kulm të objektit të komunës, por i ka ndaluar kryetari Hetemi.

Luçiq ka thënë se dëmi është bërë nga punimet që janë kryer në çatinë e objektit të komunës.

“Ka pasur një ndërprerje të qëllimshme të sinjalit tonë nga operatori tjetër ‘Vala’, të cilit, meqë ra fjala, këta përfaqësues aktual të komunave, të cilët padyshim janë përkohësisht atje, po mundohen të japin sa më shumë leje, për ta mbuluar veriun. Pastaj ai jo vetëm që ndërtoi në komunë përsëritësin, por ndërpreu lidhjen tonë”, tha Luçiq.

Ai tha se defekti “do të korrigjohet sot nëpërmjet rrugëve alternative dhe se qytetarët në veri do të kenë sinjal, porse nuk do të lejojnë që ky incident të harrohet”.

“Kemi bërë kallëzim penal kundër tij (Lulzim Hetemit), sepse e ka keqpërdorur rëndë pozitën e tij zyrtare, ka shkatërruar pronën private dhe me dashje ka ndërprerë sinjalin në celularët e njerëzve, vetëm sepse janë serbë. Dhe ai në fakt ndërpret sinjalin dhe merr pajisje, vetëm sepse ne jemi kompani serbe”, tha Luçiq për “RTS”.

Ai tha se ka njoftuar ambasadat e komunitetin ndërkombëtar, e thotë se shpreson të bëhet presion .

Gjithashtu lexoni:

“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri

Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës, Osmani e falënderon në Tiranë

Nexhmedin Spahiu te Marko Gjuriq, s’ka kohë për mediat e Kosovës

“Presidentja ime e preferuar!” – Osmani takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi

Kosova News 14/02/2024 14/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

I lënduari në aksidentin në Prizren në gjendje të rëndë – po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror
12:09 -18/05/2025
Vdekja e 19-vjeçares në vetaksident, deklarohen nga Prokuroria e Prizrenit
12:03 -18/05/2025
Sekuestrimi i telefonit të Elvis Rroshit, policia del me njoftim zyrtar
11:26 -18/05/2025
Rumunët votojnë në balotazhin presidencial “që mund të zgjerojë përçarjet në BE”
10:24 -18/05/2025
​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovë
10:18 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?