KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejtori i Policisë: Policia në mënyrë profesionale i ka larguar turmat në veri
Siguri

Drejtori i Policisë: Policia në mënyrë profesionale i ka larguar turmat në veri

Kosova News
Kosova News 23:05 -19/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, por pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës me përkushtim e profesionalizëm është duke i kryer detyrat e saj ligjore për të siguruar rend e ligj. Kështu ka deklaruar në emisionin “Prime” në RTK, komandanti i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili dha detaje shtesë lidhur me protestat e fundit të qytetarëve serbë në veri.

“Situata në veri të Kosovës dallon nga pjesa tjetër e Kosovës për shkak të specifikave dhe grupeve kriminale që veprojnë që një kohë të gjatë. Edhe menaxhimi nuk është fare i lehtë, por falë policëve tanë, kemi fituar një betejë të gjatë që po zhvillohet atje. Kemi arritur në njëfarë forme të garantojmë siguri për qytetarët e po ashtu të kemi prezencë të policëve tanë rreth kufirit të Kosovës me Serbinë”, tha Hoxha.

Sipas drejtorit të Policisë, i cili ishte për herë të parë në RTK prej se e ka marrë detyrën, qytetarët e pjesës veriore kanë filluar të bashkëpunojnë ngushtë me policinë.

Ai tha se Policia e Kosovës nuk bënë operacione ad-hok, por e analizon situatën i përgjigjet me plan operativ. Ai tha se edhe me 26 qershor, policia ka zbatuar ligjin dhe urdhrin e Ministrisë së  Administrimit të Pushtetit Lokal për t’i asistuar kryetarët e komunave që të shkojnë në objekte.

Hoxha përmendi edhe faktin se policia ka qenë në perimetër të komunave, dhe se vazhdimit ishte e rrezikuar.

“Roli dhe detyrat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it kanë qenë të ndara. A ka pasur rrezik?, ka pasur rrezik për të gjithë. Mirëpo me truma të njëjta ne jemi ballafaquar. Policia e Kosovës ka arritur që në mënyrë profesionali t’i largojë ato turma nga hyrja e objekteve komunale dhe pa asnjë dëmtim tek Policia e Kosovës dhe te qytetarët është kryer detyra. Nuk mund të garantojmë sigurt që nuk mund të kishte pas viktima ose pasoja të rënda, mirëpo Policia e Kosovë ka qenë e përgatitur profesionalisht për t’i kryer detyrat e saj”, tha Hoxha.

Komandanti u përgjigj edhe në pyetjen se cila ditë ishte më e rrezikshme për policinë, e premtja kur ishin vetëm Policia e Kosovës, apo dita e hënë kur ndërhyri KFOR-i, i cili edhe u sulmua nga qytetarët e dhunshëm serbë.

“Ditën e hënë  me datë 29 grupet kriminale kanë qenë të përgatitura për të sulmuar qoftë Policinë e Kosovës qoftë KFOR-in. Roli ka qenë i ndarë dhe pastaj KFOR-i ka marrë për detyrë që të sigurojë perimetrin e jashtëm të objektit komunal në Zveçan, pastaj ka ardhur deri te konfrontimi. Edhe pse ka pasur një tentativë të gjatë për negocim me krerët që i kanë prirë protestës, fatkeqësisht nuk kanë arritur të gjejnë një mirëkuptim, andaj është dashur të lëvizë KFOR-i për të krijuar një korridor para objektit të komunës dhe mandej ka ardhur deri te hedhja e koktej mollotovit, bombave dhe shokbombave”, tha Hoxha.

Ai tha se ka qenë një koordinim i Policisë së Kosovës me KFOR-in, mirëpo KFOR-i ka vepruar në bazë të mandatit të tij.

”Sipas komandantit të KFOR-it ai ka dashur me e parandalua një konflikt të hapur në mes të Policisë dhe protestuesve të dhunshëm atë ditë. Ky ka qenë një vendim i komandantit të KFOR-it për të qenë në mes të policisë dhe protestuesve”, deklaroi Hoxha.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se shefi i hetimeve, Shemsi Haziri nuk është shkarkuar nga detyra, por është sistemuar në një pozitë më të lartë. Ne RTK “Prime”, ai tha se risistemimi i Hazirit s’ka të bëjë me hetime e zyrtarëve të lartë, por ai është avancuar në pozitë. Sipas tij, nuk ka mundësi që politika të ndërhy në emërime dhe sistemime policore.

Gjithashtu lexoni:

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Kosova News 19/07/2023 19/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?