Çmimet, mikpritja dhe natyrisht organizimet tradicionale, siç është nata tradicionale shqiptare, i bëjnë turistët e huaj të ndihen mirë në Pogradec.
“Është hera ime e parë në Shqipëri. Gjëja që më pëlqen më tepër është vëmendja, na trajtojnë mirë, mikpritje e jashtëzakonshme”, thotë një turist.
“Nata tradicionale shqiptare është shumë e bukur. Kostumet tuaja, këngët… Sidomos ushqimi këtu është i mrekullueshëm”, shprehet një tjetër.
Sakaq, të dhënat e bashkisë së qytetit konfirmojnë një numër më të lartë turistësh deri tani në Pogradec, krahasuar me një vit më parë.
Një tjetër fluks turistësh pritet të sjellin edhe festat e nëntorit dhe natyrisht fundviti, duke dhënë shenja të mira për turizëm gjithëvjetor në Pogradec. (A2 Televizion)


