KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drecun: Tani për Asociacionin do të vendosin shqiptarët në katër komuna në veri
Politikë

Drecun: Tani për Asociacionin do të vendosin shqiptarët në katër komuna në veri

Kosova News
Kosova News 11:01 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i të ashtuquajturit komision serb për Kosovë, Millovan Drecun, ka thënë se tani, edhe nëse pajtohet Kosova për formimin e Asociacionit, për këtë do të vendosin kryetarët dhe këshilltarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga serbët.

Ai ka deklaruar për televizionin serb RTS se edhe nëse statuti i Asociacionit, i cili do të propozohet nga “ekipi menaxhues serb” më 2 maj në Bruksel gjatë vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, do të miratohej, ai duhet të votohet nga i këshilltarët e sapo zgjedhur shqiptar në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

“Edhe nëse e pranojnë të gjithë këtë, si mund të zbatohet praktikisht në një situatë ku nuk ka këshilltarë dhe kryetarë serbë? Në këtë variant, mund të formohet vetëm Asociacioni i cili do të ishte i pjesshëm, në të do të merrnin pjesë gjashtë komuna në jug të Ibrit, por këto katër në veri do të largoheshin nga ky tregim për Asociacionin”, ka thënë ai.

Duke qenë i vetëdijshëm për gabimin politik të bërë nga shefi i tij, Vuçiq, kur urdhëroi që serbët të bojkotojnë zgjedhjet me qëllim të paralizimit të institucioneve të Kosovës, ai ka pretenduar se tani ekziston një “pengesë e pakapërcyeshme” që “ndoshta mund të zgjidhet” me një marrëveshje politike për të “shfuqizuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura të dielën, të tërhiqet Policia e Kosovës nga veriu i Kosovës, të fillohet me formimin e Asociacionit, e me çka do të krijoheshin kushtet e kërkuara nga Vuçiqi që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës”.

Delawie: Vuçiqi të mos bëjë probleme në Kosovë, por ta forcojë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë
09:35 -03/08/2026
Moti me diell dhe temperatura deri në 36°C
09:17 -03/08/2026
Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
08:37 -03/08/2026
Kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë
08:35 -03/08/2026
Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua
08:33 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?