Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët e Dragashit se mbrëmë ka ndodhur një defekt në gypin kryesor të ujësjellësit, në afërsi të xhamisë së vjetër në Dragash.
Si pasojë, qendra dhe pjesa e poshtme e Dragashit kanë mbetur pa furnizim me ujë, deri sa të sanohet ky defekt.
“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë me intensitet për të rikthyer furnizimin me ujë sa më parë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”