KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Draft-statuti i Asociacionit – flet ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi
Politikë

Draft-statuti i Asociacionit – flet ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Kosova News
Kosova News 11:41 -15/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se nuk është marrë asnjë veprim nga ekipi për draftimin e statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai tha se e ka të vështirë të sigurojë dokumentacion nga ekipi në të kaluarën, meqë nuk janë zhvilluar aktivitetet në mënyrë transparente.

Sipas marrëveshjes së vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, Ekipi Menaxhues do të merrte përgjegjësinë për të propozuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, statut ky që do të përcaktojë strukturën organizative, qëllimet, proceset vendimmarrëse dhe kompetencat e tij, shkruan KP.

Për herë të parë në vitin 2016, Ministria e Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale e Qeverisë së Kosovës emëroi Ekipin Menaxhues. Po, aktualisht, rreth përbërjes së këtij ekipi dihet shumë pak.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditë më parë ka konfirmuar se deputetja e Serbisë, Danijella Vujiçiq është në krye të këtij ekipi.

Po ashtu edhe kryeministri Albin Kurti ka thënë se pjesë e ekipit janë dy serbë nga veriu, dy nga jugu, shefi i OSBE-së dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ministri i Administrimit të Pushtetit, Krasniqi ka deklaruar se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim deri më tani.

“Deri në këtë moment që ne po flasim, unë si ministër nuk kam ndërmarrë asnjë veprim drejt takimit ose aranzhimit të punës të asnjë lloj ekipi”, ka deklaruar shkurt ministri Albert Krasniqi.

Krasniqi tha se as nuk mund të flasë për afate se kur do të ketë ndonjë propozim nga ky Ekip, pavarësisht se edhe marrëveshja e fundit në Ohër kërkon që të përshpejtohet me zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.

“Unë si ministër nuk jam pjesë aktive e dialogut dhe për këtë nuk mund të flas assesi me afate të asnjë lloji. Mirëpo unë çfarë mund të ndaj në këtë moment me juve është që nuk ka asnjë veprim të ndërmarrë deri në këto momente, si ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në këtë drejtim”, deklaron Krasniqi.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal tha se e ka të vështirë të sigurojë dokumentacioni mbi punën e ekipit në të kaluarën.

“Nuk mund të flas për një rol specifik, ju po i referoheni një marrëveshje të vjetër dhe marrëveshja e vjetër është që ky ekip teknik ka raportuar tek ministri i Pushtetit Lokal. Dhe unë po e kam pak të vështirë për të siguruar dokumentacionin mbi punën e ekipit në të kaluarën. Për shkak se nuk janë zhvilluar edhe aktivitetet në formën më transparente të mundshme. Por për atë do të jemi shumë të kujdesshëm në veprimet dhe punët tona”, vijon ai.

Teksa përmend vendimin e vitit 2020 nga ish-ministri Goran Rakiq, ai tha se ky ekip teknik përbëhet prej dy anëtarëve të veriut dhe jugut të Kosovës.

“Është një vendim i vitit 2013 që është plotësuar-ndryshuar edhe në vitin 2016 dhe mandej edhe në vitin 2020 nga ministri Rakiq. Flasim për një ekip teknik, i cili ka qenë i përbërë nga dy anëtarë nga veriu i Kosovës dhe dy anëtarë nga komunat e tjera të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ministri Krasniqi.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë. /kp/

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Kosova News 15/04/2023 15/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje
10:13 -14/06/2026
Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?