KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dosja e vrasjes së Ilarias: I dashuri pas krimit hëngri drekë me shoqen e shqiptares
Rajon

Dosja e vrasjes së Ilarias: I dashuri pas krimit hëngri drekë me shoqen e shqiptares

Kosova News
Kosova News 14:31 -08/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me veprimet e 23-vjeçarit, Mark Samson, pas vrasjes së studentes me origjinë shqiptare, Ilaria Sula.

Në vendimin e gjyqtares Antonella Minunni për caktimin e masës së arrestit ndaj filipinasit, thuhet se filipinasi ka treguar një qëndrim të jashtëzakonshëm të vetëkontrollit pas vrasjes së 22-vjeçares. Edhe pse më parë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa të dhe nuk mund ta imagjinonte jetën pa vajzën, pas krimit ai arriti të kthehej në normalitet, duke e menaxhuar me qetësi situatën, siç nënvizohet në vendimin e gjyqtares.

Në vendim përmendet se, pas krimit, Mark Samson përpiqet të shfajësohet duke e cilësuar vrasjen si një “gjest zemërimi dhe xhelozie”. Ai e justifikon veprimin e tij me presionin që kishte për të marrë rezultate të mira në universitet.

“Ajo që bie në sy te Mark Samson është qëndrimi i tij i vetëkontrollit të fortë dhe të qartë, veçanërisht në fazën pas vrasjes së Ilarias. Edhe pse disa herë kishte thënë se nuk mund të jetonte pa Ilarian dhe s’mund ta imagjinonte jetën pa të, pasi e vrau brutalisht dhe hoqi qafe trupin e vajzës, ai ia doli të kthehej menjëherë në normalitet”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Hetimet e prokurorisë zbulojnë se, pavarësisht krimit të tmerrshëm që kishte kryer, Samson ka takuar shoqen e Ilarisë, me të cilën ka ngrënë një piadinë dhe ka diskutuar për problemet që kishte me të edhe pse, në fakt, ai e kishte vrarë atë pak më parë.

Ai ka vazhduar të bisedonte për çështje të thjeshta dhe banale, pa treguar shenja pendimi apo shqetësimi për veprimin që kishte kryer.

Gjithashtu, ai i ka dërguar mesazhe babait të Ilarisë, duke u shtirur se ishte vajza e tij, dhe ka vazhduar të komunikonte me shoqet e Ilarisë, duke bërë që ato të besonin se ajo ishte ende gjallë. /euronews

Gjithashtu lexoni:

Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët

Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën

Vendoset vendkalim kufitar RMV-Greqi në zonën e Liqenit të Prespës, Toshkovski: Në Evropë kufijtë duhet të lidhin vende e jo të ndajnë

Mali i Zi do të prodhojë dronë në bashkëpunim me SHBA-në dhe seria e parë do t’i dhurohet Ukrainës

Kosova News 08/04/2025 08/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
14 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?