KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dosja e Speciales: Thaçi u ka dhënë udhëzime dëshmitarëve
Lajme

Dosja e Speciales: Thaçi u ka dhënë udhëzime dëshmitarëve

KosovaNewss
KosovaNewss 20:21 -09/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas publikimit të dosjes së Prokurorisë lidhur me rastin për ndikim në dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, janë bërë të ditura detaje të shumta për rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Sipas dosjes së ZPS-së, ish-presidenti Thaçi përmes vizitorëve në raste të ndryshme u ka dhënë udhëzime dëshmitarëve se çfarë të thonë, si të flasin, si të duken e edhe çfarë të lexojnë para dëshmisë.

 “Në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në lidhje me pretendime për ndikim të paligjshëm ndaj dëshmitarëve, versioni i redaktuar publik i Dosjes Paraprake të Prokurorisë, i datës 19 shtator, u dorëzua javën që shkoi dhe mund ta gjeni në faqen tonë të internetit. Dosja Paraprake përfshin përmbledhjen e Prokurorisë të provave që synon të paraqesë gjatë gjykimit për secilën prej akuzave, ndër të cilat transkripte të incizimeve të autorizuara nga gjykata, të bëra gjatë vizitave në objektin e paraburgimit, njofton zyra për informim e gjykatës speciale në Hagë.

Bazuar në këto incizime dhe prova të tjera në dosjen paraprake, Prokuroria pretendon se gjatë këtyre vizitave personale në objektin e paraburgimit, Thaçi “në mënyrë të përsëritur, të qëllimshme dhe të paligjshme nxori informacion konfidencial lidhur me dëshmitarë të ZPS-së, me vetëdije zbuloi identitetet dhe provat e tyre në shkelje të urdhrave të gjykatës, dhe dha udhëzime konkrete si duhet të dëshmonin dëshmitarët …”

- Reklamë -

Dosja përshkruan gjithashtu pretendime dhe prova që do të paraqiten lidhur me rolin që luajtën katër të akuzuarit e tjerë në këtë çështje gjyqësore.

Të pesë të akuzuarit janë vetë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat. Gjykatësja e Procedurës Paraprake ka ftuar gjithashtu ekipet e Mbrojtjes të dorëzojnë dosjet paraprake të tyre, nëse dëshirojnë, deri më 20 tetor 2025.

Kujtojmë se Gjykatësja i ka njoftuar palët se synon t’ia kalojë çështjen trupit gjykues në gjysmën e parë të nëntorit, në varësi të vendimeve që do të jepen nga Paneli i Gjykatës së Apelit.

 “Në lidhje me të njëjtën çështje gjyqësore, një vendim i Gjykatësit të Vetëm nga viti 2023 u bë publik javën që shkoi, në të cilin ai trajtoi një kërkesë të Mbrojtjes për masa për të garantuar komunikimin konfidencial midis Thaçi dhe avokatëve të tij, duke pasur parasysh masat hetimore të posaçme që Gjykatësi kishte autorizuar për disa vizita në kuadër të hetimit. Gjykatësi miratoi kërkesën e Mbrojtjes për dhënien e garancive se komunikimet e privilegjuara midis të akuzuarit dhe avokatëve të tij nuk ishin incizuar. Ai konfirmoi se për asnjë vizitë të privilegjuar me avokatët nuk ishte urdhëruar incizim dhe se, pas shqyrtimit të raporteve relevante, Gjykatësi nuk ishte në dijeni për ndonjë incizim, të qëllimshëm apo të paqëllimshëm, të vizitave të privilegjuara gjatë periudhës përkatëse”, thuhet në këtë dosje.

Më 3 tetor, dhe në vendime më vete për secilin, Gjykatësja e Procedurës Paraprake vazhdoi paraburgimin e z. Thaçi, z. Smakaj, z. Fazliu dhe z. Kilaj. Kujtojmë se i akuzuari i pestë në këtë çështje gjyqësore nuk është në paraburgim.

Për secilin prej katër të akuzuarve për të cilët u vazhdua paraburgimi, Gjykatësja e Procedurës Paraprake vlerësoi bazuar në ligj nëse ekziston rreziku që i akuzuari të arratiset, të pengojë ecurinë e procesit dhe/ose të kryejë vepra penale të tjera. Për secilin prej të akuzuarve ajo konstatoi se këto rreziqe vazhdojnë të ekzistojnë. Ajo vlerësoi gjithashtu nëse këto rreziqe mund të zvogëlohen nëpërmjet masave të tjera përveç paraburgimit, dhe nëse paraburgimi është proporcional. Sipas ligjit, rishikimet e ardhshme të paraburgimit për këta të akuzuar do të kryhen brenda dy muajve të ardhshëm.

Gjithashtu lexoni:

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, diaspora nuk lejohet të votojë me dokumente të skaduara

KosovaNewss 09/10/2025 09/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?