KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dosja e Prokurorisë për plagosjen në Pejë: E ndoqi nga mbrapa, shtiu disa herë me armë
Kronika e Zezë

Dosja e Prokurorisë për plagosjen në Pejë: E ndoqi nga mbrapa, shtiu disa herë me armë

Kosova News
Kosova News 23:30 -13/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një burrë kishte mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri në Pejë, të premten më 12.09.2025.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas kryerjes së veprës, është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë dhe më pas është paraqitur në stacion policor.

Lidhur me këtë rast, KALLXO.com ka siguruar aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Pejës për fillimin e hetimeve.Sipas këtij aktvendimi, më 12.09.2025, në rrugën “Papa Kelmendi”, është tentuar të privohet nga jeta Lirim Nikqi. Pas një mosmarrëveshjeje gjatë ditës kritike, i pandehuri Arb Shala, me veturë, disa herë e ka përcjellë të dëmtuarin rreth pjesës së lokalit të quajtur “Corner”.

Siç përshkruhet në aktvendim, i pandehuri, me të arritur te lokali, e thërret me dorë që të kalojë në krahun tjetër të rrugës dhe të takohen, derisa mbante armën në dorën e majtë, në xhep. Aty ata sërish fjalosen.

- Reklamë -

Më pas, Prokuroria ka përshkruar se viktima ka tentuar t’ia kapë dorën e majtë për t’ia larguar armën, por i pandehuri e nxjerr armën (pistoletë), ndërsa i dëmtuari fillon të ikë në drejtim të kafiterisë.

Pas kësaj, sipas Prokurorisë, i pandehuri fillon ta ndjekë atë duke shtënë disa herë me armë dhe kështu e godet në pjesën e pasme të trupit. Pasi arrijnë në lokalin e lartcekur, Prokuroria shpjegon se i pandehuri e gjuan sërish dhe e godet në pjesën e abdomenit, mbi kërthizë, ku tenton përsëri të shtijë, por i bllokohet arma.Për këtë, Prokuroria e ka cilësuar veprën penale si “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Ai po hetohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Ndryshe, Policia, sot (13.09.2025) ka konfirmuar se pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Dy të rinj nga Kosova humbin jetën në Shëngjin, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Kurti ia bën me dije Costas: Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave

Kosova News 13/09/2025 13/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?