Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) me seli në Hagë ka publikuar aktakuzën e redaktuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së që aktualisht po mbahen atje në paraburgim, ndërsa janë publikuar edhe emrat e viktimave që pretendohet se janë vrarë e zhdukur.
Mes shumë emrave të publikuar, Specialja doli me akuza të rënda për të vrarët në Llapushnik e ku përmendet edhe emrin e Fatmir Limajnt.
ZPS pretendon se në korrik të vitit 1998 në fshatin Gllogoc të Drenasit janë vrarë 9 persona, ndërsa edhe 1 person në qershor të 1998.
“Ajet Gashi u ndalua në Llapushnik herët në qershorin e 1998’ës. Ai vazhdimisht është rrahur dhe marrë në pyetje çdo natë, i akuzuar për kollaborator, Pas rreth tetë ditësh, më ose rreth 12 qershorit 1998, Ajet Gashi u nxor dhe u vra në prezencë të Fatmir Limajt. Trupi i tij u mor nga disa anëtarë të UÇK-së dhe më pas u gjet afër Magurës. Më ose rreth 26 korrikut 1998, derisa forcat serbe nisën ofansivë, disa anëtarë të UÇK-së morën afërsisht 30 të ndaluarit nga Llapushniku në afërsinë e maleve të Berishës dhe i ndanë në dy grupe. Një grup u zgjidhën nga prangat dhe u liruan, të ndaluarit në grupit tjetër u qëlluan dhe u vranë. Trupat e të ndaluarve Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lufti Xhemshiti, Shyqri Zymeri dhe Hasan Hoxha më pastaj u zhvarrosën dhe u rimorën nga malet e Berishës”, shkruhet në aktakuzë.
Në vijim gjeni tabelën e plotë me emrat e viktimave të vrasjeve të pretenduara, që janë bërë publik në aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar:
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) më 27 shkurt 2023, e ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në aktakuzën e publikuar janë bërë të ditur edhe emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë në vitin 1998 dhe 1999.


