Shoqata për Krime të Luftës në Gjakovë, të martën ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale dëshmi të krimeve të luftës kundër kriminelit Bozidar Deliç-it, ish-komandant i Brigadës 549 e cila kishte operuar gjatë luftës në Kosovë dhe tash nën-kryetar i Kuvendit të Serbisë, transmeton KosovaNews.
Këtë, e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, duke njoftuar për takimin që e kishte gjatë ditës së sotme me sot përfaqësuesit e kësaj shoqate
Në këtë takim, Haxhiu ka ritheksuar përkushtimin e vazhdueshëm në adresimin e krimeve të luftës, në veçanti ngritjen e kapaciteteve në institucionet e drejtësisë dhe dokumentimin e krimeve të luftës./KosovaNews/


