KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dorëhiqet drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Prizren: Totaj më kërcënoi, më detyroj të nënshkruaj pagesë të kundërligjshme
Politikë

Dorëhiqet drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Prizren: Totaj më kërcënoi, më detyroj të nënshkruaj pagesë të kundërligjshme

Kosova News
Kosova News 21:56 -31/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, Vjollca Kabashi, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të këtij dikasteri në Prizren, raporton KosovaNews.

Lidhur me arsyetimin dorëheqjes Kabashi ka njoftuar se është kërcënuar nga kryetari i Prizrenit, Shqir Totaj, shefi i kabinetit të tij Nehat Elshani dhe drejtori i Shërbimeve Publike Çelë Lamaj, për të nënshkruar një pagesë që sipas Kabashit ishte e kundërligjshme.

“Shpreh indinjatën time të thellë që nga e enjëta deri të premtën në ora 13:20minuta lidhur me një pagese që për mua është e kundërligjshme duke më shantazhuar e duke më kërcënuar se unë të shkarkoj dhe jam detyruar të nënshkruaj nën presion dhe kërcenim me urdhëra të kryetari Shaqir Totaj, shefit te kabinetit Nehat Elshani dhe drejtorit të Drejtorisë të Shërbimeve Publike Çelë Lamaj. “, ka shkruar Kabashi.

E këtë rast, Kabashi ka thënë se iu ka drejtuar stacionit të policisë

“Pas detyrimit të nënshkrimit nën kërcënim mbrenda zyrës së kryetarit, i dërgova email përsëri kryetarit ku lidhur me këtë rast i njoftova dhe u drejtova në stacionin policor ku dhashë deklaratë në njësitin e krimeve ekonomike në Prizren për të gjitha keto parregullsi.”, ka thënë Kabashi.

Në njoftimin e saj, ajo është shprehur se për dhjetë muaj sa ishte në detyrë, më shumë i ka dhënë siç ka thënë ajo, llogari shefit të kabinetit sesa kryetarit të komunës.

“Për 10muaj asnjëherë nuk jam pritur nga kryetari për kërkesat që i kam bërë për takim. Duke u bazuar në ligjin e vetëqeverisjes lokale unë llogari për punën time është dashur ti jap vetëm Kryetarit të Komunës dhe qytetarëve.E në rastin konkret më shumë i kam dhënë llogari shefit të kabinetit sesa kryetarit të komunës. “, ka thënë ajo.

Ndër të tjerash, Kabashi ka deklaruar se është injoruar nga kryetari Totaj që prej marrjes së detyrës si drejtoreshë në e Mirëqenies Sociale.

“Sigurisht që, kur e kam marrë detyrën , kam qenë e vetëdijshme për sfida e vështirësi të natyrës së punës por për këto 10muaj nuk gjeta bashkëpunim dhe gatishmëri për punët që na pritnin në këtë drejtori.Përkundër faktit dhe kërkesave të mia të vazhdueshme për bashkëpunim me kryetarin kërkesat e mia janë injoruar, ku kam pritur për 5muaj që vendimet ti nënshkruaj kryetari i komunës. “, ka thënë ajo.

Kabashi e dëshpëruar nga qeverisja e Shaqir Totajt të PDK-së, ka thënë se ka punuar për ndryshimin në Prizren, por sipas saj,  ka ndodhur e kundërta.

“Kam besuar dhe punuar për ndryshimin në Prizren dhe e kam pranuar detyrën e Drejtoreshës së Punës dhe Mirëqenies Sociale duke besuar në mirëqeverisje, dhe për ti shërbyer qytetarëve dhe familjeve që kanë nevoje pasi drejtoria që unë e kam udhëhequr është drejtoria më e ndjeshme sepse ka të bëjë me familjet nevojtare. Besova që kryetari Totaj pas emërimit do të jetë mbështetës dhe shtytës kryesor i mirëqeverisjes ndërsa ndodhi e kundërta si burokracia dhe nepotizmi.”, është shprehur Kabashi.

Gjithashtu lexoni:

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

Tentativa e 28-të, nesër mblidhen sërish deputetët

TAGGED: Çelë Lamaj, Komuna e Prizrenit, Nehat Elshani, PDK, Prizren, Shaqir Totaj, Vjollca Kabashi
Kosova News 01/11/2022 31/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?