Boksierja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Sadiku ka vazhduar me formën e mirë në turneun ndërkombëtar për femra “Çesme” 22-30 Prill 2023.
Boskerja jonë është kualifikuar në gjysmëfinale e këtij turneu, duke mundur boksieren nga Japonia Ayava Taguchi, duke siguruar medaljen e bronztë.
Donjeta gjatë tre rundeve ishte më e mirë se kundërshtarja duke treguar performancë mjaft të mirë dhe duke e fituar meçin me rezultat bindës prej 5-0.
Donjeta në duelin gjysmëfinale do të ndeshet me turken Gizem Ozer.