Dogana e Kosovës i ka hedhur në shitje disa nga automjetet që janë konfiskuar nga qytetarët për çështje të ndryshme. Sipas publikimit që ka bërë Dogana, çmimi i tyre po sillet nga 500 deri në 2 mijë e 800 euro, raporton KosovaNews.
Dogana e Kosovës ka hapur ankadandin përmes portalit ku të gjithë të interesuarit mund të blejnë vetura të konfiskuara me çmime të ndryshme.
Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare në rrejtin social Facebook, është publikuar edhe linku ku të interesuarit mund të aplikojnë.
“Dogana e Kosovës ka hapur ankandin përmes portalit ku të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut të mëposhtëm, gjithashtu mund të gjeni edhe udhëzimet se si të regjistrohen për të marr pjesë në këtë ankand”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në të mund të gjeni edhe udhëzimet sesi të regjistroheni për të marrë pjesë në këtë ankand.
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë dhe keni gjithë atomjetet me fotografi dhe çmim:


