KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dogana e Kosovës parandalon tentativë për mashtrim me origjinën e mallrave nga Rusia, ndalohen mbi 130 tonë pleh kimik
Siguri

Dogana e Kosovës parandalon tentativë për mashtrim me origjinën e mallrave nga Rusia, ndalohen mbi 130 tonë pleh kimik

Kosova News
Kosova News 13:07 -05/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sipas njoftimit zyrtar, një subjekt ekonomik kishte tentuar të importojë pleh kimik me origjinë nga Federata Ruse, duke e prezantuar atë si produkt me origjinë nga Serbia.

Kjo përpjekje për manipulim u bë pavarësisht se Dogana e Kosovës e kishte njoftuar më herët me shkrim kompaninë se importi i këtij produkti ndalohet, në përputhje me sanksionet ndërkombëtare ndaj Federatës Ruse.

Për të shmangur ndalimin, kompania kishte ambalazhuar mallin në thasë që mbanin emërtimin e një prodhuesi serb, duke u përpjekur ta paraqesë mallin si të lejuar për import.

Dogana ka vepruar me kohë dhe ka ndërhyrë në momentin e hyrjes së mallit në kufi, duke e ndaluar dërgesën. Përmes një Aktvendimi të kundërvajtjes, subjekti është urdhëruar të kthejë menjëherë mallin jashtë territorit të Kosovës.

Ky rast konsiderohet një sukses i rëndësishëm në përpjekjet e Doganës së Kosovës për të zbatuar sanksionet ndërkombëtare, si dhe për të mbrojtur tregun vendor nga praktikat mashtruese.

Dogana e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për zbatim të ligjit, transparencë dhe integritet në tregtinë ndërkombëtare, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për shmangie apo manipulim do të trajtohet me seriozitet dhe masa ligjore.

 Për raportime ose informacione, qytetarët mund të kontaktojnë Doganën e Kosovës në numrin pa pagesë: 0800 50 095

Gjithashtu lexoni:

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik

Kosova News 05/06/2025 05/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
18:01 -06/06/2025
EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027
17:55 -06/06/2025
Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
15:15 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?