KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Do t’ju vras të gjithëve”, gjakovari kërcënon nënën, babain e motrën dhe tenton ta vrasë vëllain shkaku i pasurisë
Siguri

“Do t’ju vras të gjithëve”, gjakovari kërcënon nënën, babain e motrën dhe tenton ta vrasë vëllain shkaku i pasurisë

Kosova News
Kosova News 09:59 -23/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.V, i cili kishte kërcënuar anëtarët e familjes së tij, përfshirë edhe fëmijët e motrës, se do t’i vriste, shkaku i disa problemeve për ndarjen e pasurisë, derisa ka tentuar ta vrasë vëllain, raporton Express.

Rasti ka ndodhur më 21 qershor, dhe i njëjti po dyshohet se ka kryer veprat penale “kanosje” dhe “vrasje e rëndë në tentativë”.

“Prokuroria njofton se, më 21 qershor 2022, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, i pandehuri, seriozisht i kanos se do ti privojë nga jeta anëtarët e familjes, përkatësisht nënën, babain, si dhe,  motrën e tij. Kanosja ka ndodhur përmes telefonit duke iu thënë se do iu vras të gjithëve, përfshirë edhe fëmijët e motrës së tij. Gjithashtu, më  21 qershor 2022, në Gjakovë, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta vëllain e tij, të dëmtuarin B.V.,  për shkak të problemeve të mëparshme, në lidhje me ndarjen e pasurisë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Gjakovë, 23 qershor 2022 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit V.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Vrasje e rëndë në tentativë”, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria njofton se, më 21 qershor 2022, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, i pandehuri, seriozisht i kanos se do ti privojë nga jeta anëtarët e familjes, përkatësisht nënën, babain, si dhe,  motrën e tij. Kanosja ka ndodhur përmes telefonit duke iu thënë se do iu vras të gjithëve, përfshirë edhe fëmijët e motrës së tij.

Gjithashtu, më  21 qershor 2022, në Gjakovë, me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta vëllain e tij, të dëmtuarin B.V.,  për shkak të problemeve të mëparshme, në lidhje me ndarjen e pasurisë.

I pandehuri V.V., paraprakisht kishte kërkuar të takohet me të dëmtuarin në zyrën e tij, e më pas duke e kanosur me fjalë, me armë zjarri gjuan disa herë në drejtim të këmbëve të dëmtuarit e pastaj i drejton armën në fytyrë, ku deri sa i pandehuri tenton ta ndërroj karikatorin,  i dëmtuari arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe njofton policinë.

Si dhe, nga data e pa vërtetuar deri me 22 qershor 2022, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku të njëjtat i janë konfiskuar nga ana e policisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit V.V.,  ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 21 qershor 2022.

Gjithashtu lexoni:

Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici

Ekipi turk i Monitorimit në KFOR vazhdon të japë kontribut të madh në ofrimin e sigurisë në Kosovë

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Dalin detajet e 60 vjeçarit që vdiq duke pirë kafe në një lokal në Prizren

TAGGED: Gjakivë, Prokuroria Themelore në Gjakovë
Kosova News 23/06/2022 23/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Rute: Lufta e Tretë Botërore mund të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi Jinpingut dhe Vladimir Putinit
19:50 -06/07/2025
Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
19:18 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?