KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Do të mbrohemi deri në vdekje”, publikohet video-incizimi i diskutimit të Vuçiqit dhe Radoçiqit për të cilin foli Kusari-Lila
Politikë

“Do të mbrohemi deri në vdekje”, publikohet video-incizimi i diskutimit të Vuçiqit dhe Radoçiqit për të cilin foli Kusari-Lila

Kosova News
Kosova News 18:36 -06/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se ekziston një video-incizim i një diskutimi mes terroristit serb Milan Radoiçiq dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ajo thotë se në atë incizim, dyshja shprehen të gatshëm t’i shkojnë në fund çështjes së Kosovës, “edhe me mundësinë e një sulmi tjetër si ai i Banjskës më 24 shtator”.

Në video dëgjohet Radoiçiq i ngritur në këmbë duke deklaruar: ” Zotëri president, i dëgjuat të gjithë këta djem trima se çfarë ju thanë. Ndërsa unë do t’ju them vetëm një gjë, në emër të të gjithëve, se herën tjetër do të mbrohemi! Deri në fund! Deri në vdekje! Ju shumë mirë e dini se unë nuk gënjej”, dëgjohet duke thënë Radoiçiq në video.

Kusari-Lila në intervistën e saj për “Euronews Albania”, ka thënë se Serbia ka vendosur 48 baza ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

Ajo ka paralajmëruar se një sulm tjetër serb në Kosovë është i mundshëm dhe shtoi se vazhdimisht po dalin fakte për synimet destabilizuese të Serbisë.

“Ka edhe një video-incizim që tregon kriminelin në arrati Millan Radoiçiq, i cili në prani të Vuçiqit dhe zyrtarëve të tjerë të Listës Serbe, deklaron se ata janë të gatshëm të përgatitur të shkojnë deri në fund, me riaktivizim të një sulmi të njëjtë si ai i 24 shtatorit, duke mos kursyer as jetët e tyre. Kur në vazhdimësi dalin fakte për synimet e Serbisë për destabilizim, tregon se situata mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë edhe ndonjë episod të ngjashëm si ai i 24 shtatorit. Ka 48 baza ushtarake të Serbisë të vendosura në kufirin me Kosovën”, ka thënë Kusari në këtë intervistë.

Pas deklaratës së Kusari-Lilës, eksperti i sigurisë Drizan Shala ka publikuar një video në e cila shpërfaq bisedën mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe terroristit Milan Radoiçiq.

Shala thotë se bazuar në video, takimi të cilit i referohet deputetja e LVV-së është e vitit 2021, ku Vuçiq bashkë me Listën Serbe ishin mbledhur në Rashkë.

“Deputetja e Kosovës nuk e thotë të vërtetën për videon e pretenduar për takimin e Milanit me Vuqiqin e cila thekson se video që pretendoi se ishte video pas rastit Banjska ( 24 shtator 2023). Mund të themi se nuk është e vërtetë, deputeti ka rënë në kurthin e luftës hibride, më vjen keq, por dëmi i shkaktuar nga ajo është edhe reflektim i mungesës së njohurive në fushën e sigurisë. Takimi është mbajtur më 13.11.2021 në Rashkë, ku Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vizitojë përfaqësuesit e listës Serbe pas trazirave në Mitrovicë”, ka deklaruar Shala.

Gjithashtu lexoni:

Janjiq për dialogun Kosovë-Serbi: Në pikë stagnimi, kërkohet qasje krejt e re

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, polica jep detaje

Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Vushtrri

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike

Kosova News 06/03/2024 06/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Janjiq për dialogun Kosovë-Serbi: Në pikë stagnimi, kërkohet qasje krejt e re
11:44 -20/06/2025
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, polica jep detaje
11:37 -20/06/2025
Komuna e Prishtinës: Sot në Dardani fillon largimi i rrethojave të vendosura në hapësirat publike
11:27 -20/06/2025
Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj
11:02 -20/06/2025
Arrestohet një i dyshuar për sulm seksual në Vushtrri
10:40 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?