KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » DnV: Procesi i votimit jashtë vendit do të ndikojë në atmosferën zgjedhore në Kosovë
Politikë

DnV: Procesi i votimit jashtë vendit do të ndikojë në atmosferën zgjedhore në Kosovë

Kosova News
Kosova News 17:17 -05/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjedhjet parlamentare që janë paraparë të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025 do të sjellin risi në disa procedura të votimit, që derivojnë nga ndryshimet e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme.

Qytetarët që jetojnë jashtë vendit, do të kenë në dispozicion edhe dy forma të reja të votimit, për dallim nga mënyra si kanë votuar në të kaluarën. Për herë të parë atyre do t’u mundësohet të votojnë fizikisht në 35 përfaqësi diplomatike të Kosovës, apo të dërgojnë fletëvotimin në kutitë postare të misioneve jashtë vendit.

Organizata joqeveritare që monitoron zgjedhjet ,“Demokracia në Veprim”, vlerëson se votimi në ambasada, konsullata apo zyra tjera diplomatike paraqet mundësi të mirë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit që të përfshihen në procesin zgjedhor dhe në këtë drejtim,  vendimi i KQZ-së për të hapur votimin fizik në shumicën dërrmuese (35 nga mbi 50) të përfaqësive diplomatike që ka Kosova nëpër botë, është një hap që duhet përshëndetur.

“Megjithatë, vendimi uniform i marrë nga KQZ, sipas të cilit 1 mijë votues maksimalisht mund të regjistrohen për votim fizik në secilin vendvotim të hapur në të gjitha përfaqësitë diplomatike – pavarësisht dallimeve sa i përket hapësirave të tyre fizike,  mund të ndikojë negativisht në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në reagimin e DnV.

“Praktikat tregojnë që, kur aplikohet forma aktive e regjistrimit të votuesve jashtë vendit (e sidomos nëse kjo ndodhë për herë të parë), dalja në votim është pothuajse 100%. Po ashtu, nëse marrim për bazë faktin që një votuesi i duhen mesatarisht 3 minuta kohë për të kaluar nëpër fazat e procesit të votimit (që nga identifikimi e deri tek hedhja e fletëvotimit në kuti), procesimi i një mijë votuesve brenda 12 orëve mund të përcillet me vështirësi serioze”, vijon tutje reagimi i DnV.

Edhe ndryshimet e fundit sa i përket votës preferenciale, pra mundësia që votuesi të votojë deri në 10 kandidatë sipas DnV mund të ketë implikime në kohën e votimit.

“Në situata të tilla, mund të jetë evidente nevoja për të zgjatur periudhën e votimit me orë të tëra pas orës 19:00, në mënyrë që të gjithë votuesit që janë konfirmuar të votojnë fizikisht, t’a ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, ashtu siç edhe e përcakton ligji”.

DnV vlerëson që procesi i votimit jashtë vendit, që zhvillohet një ditë para procesit të rregullt në Kosovë, do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në atmosferën zgjedhore dhe perceptimin e besimin e publikut në zgjedhje ditën e nesërme në Kosovë.

Andaj, DnV kërkon nga KQZ-ja, subjektet politike dhe akterët tjerë, që të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme, përfshirë fushata intensive të informimit dhe motivimit të votuesve për votuar në periudhat që njihen si më të qeta për votim, në mënyrë që të ketë distribuim të votuesve për të mundësuar proces sa më të rregullt dhe efikas të votimit.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 05/09/2024 05/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?