KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Djemtë e mitur po përdoren si skllevër seksi në kampet e ISIS: Shkuam me 10 gra njëherësh
Botë

Djemtë e mitur po përdoren si skllevër seksi në kampet e ISIS: Shkuam me 10 gra njëherësh

Kosova News
Kosova News 10:59 -24/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Adoleshentë të moshës 13 apo 14 vjeç kanë pohuar se janë detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale me gratë e luftëtarëve të ISIS në kampet e al-Hol dhe al-Roj në Siri.

Dy të mitur janë shprehur për Daily Beast se janë detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale me synim rritjen e popullsisë së Kalifatit me të paktën 10 gra.

“Ne jemi të detyruar të kryejmë marrëdhënie me gratë në kamp për të rritur popullsinë”, kanë thënë Ahmet, 13 vjeç dhe Hamid, 14 vjeç për zyrtarë të Forcave Siriane.

Ata kanë rrëfyer se ka një numër të lartë të grave shtatzënë në kamp edhe pse burrat e tyre mbahet në kampe të veçanta si të burgosur. Stafi i qendrës i tha Daily Beast se një nga djemtë tha se ishte i detyruar të bënte seks me tetë gra të ISIS-it në vetëm disa ditë.

Askush nuk e di numrin e saktë të shtatzënive në kampe, por inteligjenca e SDF-së që monitoron kampet thotë se ka shumë. Disa shtatzëni mund të kenë qenë rezultat i marrëdhënieve me rojet, pavarësisht masave mbrojtëse për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë, por zyrtarët thonë se djemtë po shfrytëzohen qartë nga gratë e ISIS.

Ahmet dhe Hamid, së bashku me tetë djem të tjerë të rinj, janë nxjerrë tashmë nga kampi i al-Hol dhe janë dërguar në një qendër rehabilitimi në qytetin e Qamashli, në verilindje të Sirisë. Një roje i kampit tregoi se forcat siriane i gjetën adoleshentët të fshehur nga gratë e kampit në tunele të nëndheshme.

Këto kampe janë përdorur fillimisht për të strehuar familjet e luftëtarëve të ISIS në fund të vitit 2018, ndërsa forcat kurde të mbështetura nga Amerika rimorën territorin në lindje të Sirisë. Në mars të vitit 2019, ata rimorën kontrollin e fshatrave të fundit të pushtuar nga ISIS duke i dhënë fund “Kalifatit” që grupi shpalli në sipërfaqe të mëdha në Irak dhe në Siri në vitin 2014.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 24/02/2023 24/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?