Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi që kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Babai i cili u sulmua nga djali, ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


