Djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Danilo, gjendet në Graçanicë për festën e Vidovdanit.
Danilo Vuçiq është parë duke u përshëndetur me serbët tjerë që po marrin pjesë në manifestim.
Ai ka veshur bluzë me shkrimin “dorëzimi s’është opsion”.
Serbët sot janë duke e festuar Vidovdanin në Graçanicë.
Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur në oborrin e Manastirit të Graçanicës, për të festuar Ditën e Vidovdanit, e cila festohet për çdo vit, për çdo 28 qershor, ndërsa janë dhënë mesazhe provokuese.
Disa prej serbëve që janë duke e festuar Vidovdanin kanë veshur bluza me hartën e Kosovës në të cilën ndër të tjera shkruan “Nuk e jap”.
Gjithashtu në qendër të hartës së Kosovës shihet një kryq ku në çirilicë shkruan “rrënjët e mija”.
“Frikohuni qen”, “Bijtë serbë” e “Zoti me ne” janë tri nga citatet tjera të shkruara në këto bluza.



