KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Djali i asamblistit të LDK-së bëhet ushtrues detyre i ndërmarrjes ‘Trafiku Urban’
Politikë

Djali i asamblistit të LDK-së bëhet ushtrues detyre i ndërmarrjes ‘Trafiku Urban’

Kosova News
Kosova News 22:27 -22/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje


Qendrim Vitija, djali i asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet, Milazim Vitija, është zgjedhur ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në ndërmarrjen publike lokale “Trafiku Urban”.

Ky vendim i bordit të kësaj ndërmarrje, ka ardhur pas shkarkimit të Burim Marajt nga ky post.

Në këtë pozitë Qendrim Vitija është zgjedhur më 31.07.2024. Kjo është bërë publike edhe në faqen zyrtare te Trafikut Urban tek opsioni i kryeshefit. 

KALLXO.com ka biseduar me Qendrim Vitijën i cili deklaroi se ka qenë pretendenti i vetëm për këtë pozitë pasi ka qenë drejtor i Prokurimit. 

“Po jam emëru, me vendim të bordit sepse në momentin që shkarkohet një kryeshef zgjedhet një ushtrues detyre deri në momentin e shpalljes së konkursit… Jo [nuk ka pasë ndikim], realisht kam qenë zgjedhja e vetme për me ushtru këtë post, e nuk ka pas ndikim politik” – ka thënë Vitija më 22.08.2024.

KALLXO.com ka provuar që të marrë një deklaratë edhe nga Burim Maraj për arsyet e shkarkimit të tij, por i njëjti deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje.

Nga viti 2015 Qëndrim Vitija ka mbajtur pozitën e drejtorit të Prokurimit në Ndërmarrjen Publike Lokale “Trafiku Urban” SH.A.

Vitija nga shtatori të vitit 2020 deri ne shtator 2023 ishte i zgjedhur Kryesues i Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Komunale “Kuzhina Qendrore”.

KALLXO.com ka raportuar më 11.02.2023 se Edona Vitija, vajza e asamblistit të Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Milazim Vitija, është përzgjedhur si kandidatja më e suksesshme për një pozitë brenda Ndërmarrjes Publike Lokale “Kuzhina Qendrore”. Babai i Edonës, Milazim Vitija, e kishte mohuar asokohe që të ketë pasur ndikim në këtë përzgjedhje.

Ndërkaq së fundmi, 14.08.2024, KALLXO.com raportoi për një emërim tjetër me prapavijë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Bardh Krasniqi i cili deri në korrik të këtij viti ishte drejtor i Sportit në kryeqytet, tash është emëruar kryeshef i Ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing”.

Për rreth 15 muaj, ai ka qenë kryeshef i Ndërmarrjes publike lokale “Sport Marketing”, derisa më 22.02.2024, Përparim Rama e prezantoi si drejtor të ri të Sportit, pas prishjes së koalicionit me PDK-në.  Ai kishte qenë këshilltar i Përparim Ramës dhe kandidat për asamble nga LDK.

Gjithashtu lexoni:

​Sot vazhdimi i 39 i seancës konstituive – a do të ketë lëvizje nga subjektet politike?

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

Kurti-opozitës: Testojeni Albulenën nëse i ka 61 vota apo jo

Kosova News 22/08/2024 22/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e yllit të Borussia Dortmundit
09:18 -29/06/2025
Irani i hapur për transportimin e uraniumit në një vend tjetër
09:16 -29/06/2025
Temperatura përvëluese në Evropë, disa shtete në alarm të kuq
09:13 -29/06/2025
Mbyllet për qarkullim rruga Radavc-Kullë
09:10 -29/06/2025
Vdes në QKUK njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi në Sllovi të Lipjanit
09:08 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?