KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dita e Presidentit, Osmani: Rugova ishte dhe mbetet udhërrëfyesi ynë
Politikë

Dita e Presidentit, Osmani: Rugova ishte dhe mbetet udhërrëfyesi ynë

Kosova News
Kosova News 13:38 -24/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të 24 majit, Ditës së Presidentit tha se kjo ditë e vendosur nga presidenti historik, Ibrahim Rugova, është ditë e simbolikës shtetërore për Republikën e Kosovës. Ajo tha se presidenti Rugova “ishte dhe mbetet udhërrëfyesi ynë, ora e mirë e Kosovës dhe ndërtuesi i aleancave tona strategjike me perëndimin”.

Presidentja Osmani ka marrë pjesë në shënimin e kësaj dite, me që rast u promovua edhe libri “Liria si imanencë njerëzore” të autorit e Munish Hysenit e ku morën pjesë edhe familja Rugova.

“Ora 12 në Shtëpinë e Pavarësisë, apo në shtëpinë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, si njihej paralufte, është një kujtesë historike për të gjithë ne, sepse po në këtë orë, çdo të premte, arkitekti i pavarësisë së Kosovës, presidenti historik, apo si njihej, Dr. Ibrahim Rugova, me konferencat e tij të përjavshme për shtyp, sensibilizoi për vite me radhë opinionin ndërkombëtar, për ngjarjet ne Kosovë”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se 24 maji, Dita e Presidentit, është vendosur nga vet presidenti historik, Ibrahim Rugova dhe është një ditë e simbolikës shtetërore në Republikën tonë dhe se janë mbledhur, sot këtu, në Shtëpinë e Pavarësisë, për të promovuar librin “Liria si imanencë njerëzore”, e autorit Munish Hyseni, projekt i bibliotekës presidenciale Ibrahim Rugova që përmbledh fjalimet e tij të zgjedhura dhe të sistemuara nga Munish Hyseni.

Osmani përkujtoi se 24 maji u lidhet me ditën kur Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës, më 24 maj të vitit 1992, në zgjedhjet e para demokratike të mbajtura nën okupim.

“Presidenti Rugova ishte dhe mbetet udhërrëfyesi ynë, ora e mirë e Kosovës dhe ndërtuesi i aleancave tona strategjike me perëndimin e në veçanti me aleatin kryesor dhe të pazëvendësueshëm SHBA-në”, tha pos tjerash Osmani.

Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës, shënohet Dita e Presidentit

Gjithashtu lexoni:

Përfundon greva e punëtorëve të “Pastrimit”, Komuna e Prishtinës arrin marrëveshje me Këshillin Grevist

Kurti uron diplomimin studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Osmani nga Hungaria: Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA

Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

Kosova News 24/05/2024 24/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon greva e punëtorëve të “Pastrimit”, Komuna e Prishtinës arrin marrëveshje me Këshillin Grevist
17:39 -17/06/2025
Kurti uron diplomimin studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren
17:26 -17/06/2025
Malisheva mëson kundërshtarin për Ligën e Konferencës
16:37 -17/06/2025
Siljanovska-Davkova: Aktualisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se politika e zgjerimit të BE-së
16:32 -17/06/2025
Policia zhvillon fushatë vetëdijësuese kundër ngacmimit seksual në Mitrovicën e Veriut
16:17 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?