Xhudistja e njohur dhe medalistja dyfishe olimpike Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror në Budapest të Hungarisë
Ajo në finale u mposht nga japonezja Uta Abe, një kampione shumë e fortë dhe me përvojë.
Kjo është medalja e parë e argjendtë e Distria Krasniqit në Botëror, pas dy të bronztave.
Kujtojmë, në gjysmëfinale, Distria tregoi një performancë të shkëlqyer duke mundur rivalen e saj nga Spanja, Ana Soler.