KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Distria e Akili sportistët e vitit – Kurti: Çdo medalje është dëshmi e talentit tuaj të jashtëzakonshëm
Politikë

Distria e Akili sportistët e vitit – Kurti: Çdo medalje është dëshmi e talentit tuaj të jashtëzakonshëm

Kosova News
Kosova News 13:07 -21/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëml në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2025” , organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, për të nderuar arritjet më të larta të sportit për vitin  që lamë pas.

Duke nderuar përkushtimin, disiplinën dhe karakterin që sportistët tanë përfaqësojnë brenda dhe jashtë vendit, kryeministri Kurti tha se çdo medalje e juaja, të dashur kampionë, është dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm dhe e punës tuaj të pandalshme.

Në fjalën hyrëse, ai falënderoi të gjithë sportistët për angazhimin e tyre të vazhdueshëm, për çdo stërvitje të hershme të mëngjesit dhe për çdo garë ku kanë  ngritur flamurin e Kosovës dhe është dëgjuar himni i Kosovës me dinjitet.

“Gjatë viteve të fundit, së bashku, kemi punuar që sporti të zhvillohet në sistem dhe strukturë të qëndrueshme që mundëson zhvillim afatgjatë. Kemi rritur investimet kapitale dhe mbështetjen financiare, kemi forcuar kornizën ligjore dhe kemi zhvilluar programe konkrete që mbështesin sportistët dhe kemi vendosur standarde të qeverisjes së mirë brenda sektorit të sportit”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se investimi publik në sport është besim dhe përkushtim ndaj talentit tonë – dhe kjo kërkon menaxhim të kujdesshëm dhe rezultate konkrete.

Me këtë rast, kryeministri Kurti theksoi se Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 janë projekt zhvillimor shtetëror që kërkojnë bashkëpunim dhe përkushtim nga të gjithë ne, andaj edhe përgatitja për to është angazhim serioz ndër-institucional dhe ndër-sektorial. Andaj, Qeveria do të vazhdojë të jetë partnere e fuqishme në këtë proces, si mbështetje e qëndrueshme për realizimin e suksesshëm të tyre.

Çmimin “Sportistja e Vitit” për herë të gjashtë e fitoi xhudistja Distria Krasniqi, kurse me çmimin “Sportisit iVitit” u nderuar xhudisti Akil Gjakova.   

Kryeminsitri uroi secilën e secilin prej laureatëve të vitit, dhe u dëshiroi suksese të mëtutjeshme. 

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuari  z.Blerim Gashani, Ministër i Sportit dhe i Rininë,

I nderuari z. Ismet Krasniqi, president i Komitetit Olimpik të Kosovës,

I nderuari z. Iakovos Filippousis, sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare,  

Të nderuar përfaqësues të lëvizjes olimpike dhe të komunitetit sportiv nga e gjithë bota,

Të nderuar përfaqësues të korit diplomatik këtu në Republikën e Kosovës,

Shumë të dashur sportistë, ish-sportistë, trajnerë, komunitet sportiv i Kosovës,

Të dashur miq dhe të pranishëm,

Komiteti Olimpik i Kosovës na ka bërë bashkë sonte për të nderuar arritjet e larta të sportit tonë për vitin 2025.

Sonte nderojmë përkushtimin, disiplinën dhe karakterin që sportistët tanë përfaqësojnë brenda dhe jashtë vendit. Çdo medalje e juaja, të dashur kampionë, është dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm dhe e punës tuaj të pandalshme.

Andaj, më lejoni t’ju falënderoj të gjithëve për angazhimin tuaj të vazhdueshëm, për çdo stërvitje të hershme të mëngjesit që nuk keni munguar dhe për çdo garë ku keni ngritur flamurin e Kosovës dhe është dëgjuar himni i shtetit tonë me dinjitet. Faleminderit shumë!

Gjatë viteve të fundit, së bashku, kemi punuar që sporti të zhvillohet në sistem funksional dhe strukturë të qëndrueshme që mundëson zhvillim afatgjatë. Kemi rritur investimet kapitale dhe mbështetjen financiare, kemi forcuar kornizën ligjore dhe kemi zhvilluar programe konkrete që mbështesin sportistët si dhe kemi vendosur standarde të qeverisjes së mirë brenda sektorit të sportit. 

Rruga që kemi nisur kërkon vazhdimësi dhe përkushtim edhe më të madh në vitet në vijim. Mbështetja për sportin do të vazhdojë, duke u shoqëruar me profesionalizëm, meritokraci dhe përgjegjësi të përbashkët. Investimi publik në sport është besim dhe përkushtim ndaj talentit tonë – dhe kjo kërkon menaxhim të kujdesshëm dhe rezultate konkrete.

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 janë projekt zhvillimor shtetëror që kërkojnë bashkëpunim dhe përkushtim nga të gjithë ne pa dallim. Përgatitja për to është angazhim serioz ndër-institucional dhe ndër-sektorial. Andaj, Qeveria do të vazhdojë të jetë partnere e fuqishme në këtë proces, si mbështetje e qëndrueshme për realizimin e suksesshëm të tyre.

Urime secilës e secilit prej laureatëve të vitit që lamë pas! Sukseset tuaja mos u ndalshin asnjëherë.

Faleminderit shumë dhe gëzuar të gjithëve! 

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Kosova News 21/02/2026 21/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?