KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të kurseni më tepër energji elektrike dhe para
Tjera

Disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të kurseni më tepër energji elektrike dhe para

Kosova News
Kosova News 15:14 -14/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mënyra më e mirë për të filluar të kurseni në kostot e energjisë elektrike është të tregoheni më të zgjuar me mënyrën se si e përdorni energjinë elektrike.

Nëse mund të kryeni shumicën e këshillave të listuara më poshtë, mund të reduktoni përdorimin e energjisë elektrike me 10% gjatë vitit dhe të kurseni disa para.

Fikni dritat kur nuk ju shërbejnë më

Mos i lini dritat ndezur nëse nuk është e nevojshme. Lënia e tyre ndezur për një kohë të gjatë nuk bën gjë tjetër vetëm harxhon energji.

- Reklamë -

Edhe pse mund të duket pak, në fund të muajit apo të vitit ajo shifër shtohet. Dhe nëse doni të kurseni edhe më tepër energji filloni të përdorni dritat LED.

Përdorni dritën natyrale

Nëse gjatë ditës dritaret tuaja fusin mjaftueshëm dritë, për të kursyer edhe më tepër mjafton të mos i ndizni dritat.

Përdorni abazhurët

Fikni dritat e tavanit dhe përdorni llambat e tavolinës, ndriçimin e abazhurëve apo ato të kuzhinës.

Bëni dushe më të shkurtra

Uji i nxehtë është i shtrenjtë. Nëse dy persona në shtëpinë tuaj e shkurtojnë kohën e dushit me nga një minutë, ju mund të kurseni më tepër para gjatë gjithë vitit.

Mbyllni rubinetin e ujit kur lani duart apo lani dhëmbët

Mos e lini ujin të shkojë dëm gjatë larjes së dhëmbëve, duarve, fytyrës apo edhe kur rruheni.

Rregulloni rubinetin që rrjedh

Rregullimi i një rubineti nga i cili rrjedh ujë i nxehtë mund t’ju kursejë para ekstra nga kostot e energjisë.

Hiqni nga priza pajisjet elektronike kur nuk i përdorni

Hiqni nga priza çdo pajisje elektronike që nuk e përdorni, një shembull është edhe karikuesi i celularit, të cilin shumë prej nesh e lënë në prizë për ditë më radhë.

Përdorni më tepër laptonin tuaj

Nëse jeni ende duke përdorur kompjuterin e vjetër, kaloni në laptop.

Fikni kondicionerin

Mos e lini kondicionerin ndezur edhe kur nuk jeni në shtëpi.

Mos e përdorni ngrohësen elektrike në potencialin e saj më të lartë

Nëse përdorni ngrohje elektrike, uleni termostatin për të kursyer më tepër në faturën elektrike.

Mbyllni dritaret

Gjatë orëve të nxehta të ditës ju mund të mbyllni dritaret për të mos lejuar nxehtësinë të futet dhe shtëpinë të qëndrojë më e freskët.

Shmangni përdorimin e furrës gjatë verës

Provoni më tepër receta të freskëta, që nuk kërkojnë pjekje. Ju do të reduktoni nxehtësinë në shtëpinë tuaj dhe do të kurseni në kostot elektrike.

Reduktoni shpeshtësinë e larjes së rrobave

Mos lani sasi të pakta rrobash, por prisni sa ngarkesa të bëhet e plotë.

Dhe nëse tashmë jeni duke përdorur vetëm ujë të ftohtë për larjen e tyre, ju mund të kurseni edhe më tepër para.

Thajini rrobat më shpesh në tel

Nëse rralloni përdorimin e makinës tharëse të rrobave dhe i ndeni ato në tel, sigurisht që kostot e energjisë do të ulen edhe më.

Tregoni kujdes me frigoriferin

Sigurohuni që guarnicionet rreth derës së frigoriferit të jenë gjithmonë të pastra. Kështu, ai do të ruajë më mirë ajrin e ftohtë brenda, dhe nuk do të punojë jashtë kapacitetit duke harxhuar më tepër energji.

Nëse keni dy frigoriferë, hiqeni njërin nga priza

Nëse nuk është vërtetë e nevojshme të mbani dy frigoriferë, ju mund të hiqni njërin nga puna për të kursyer më tepër.

Kapërceni opsionin e tharjes për pjatalarëset

Ky opsion është i shtrenjtë, prandaj ju mund ta anashkaloni këtë hap.

Përdorni mikrovalën

Një mikrovalë kërkon 15 minuta për të bërë të njëjtën punë që kërkon një furrë për një orë./AgroWeb.org

Gjithashtu lexoni:

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Modeli i parë BMW Alpina në epokën e re do të jetë një limuzinë e madhe V8

Google hedh themelet për një qendër të inteligjencës artificiale në Indi, investim 15 miliardë dollarë

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Kosova News 14/09/2022 14/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
16:19 -04/06/2026
U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së
15:55 -04/06/2026
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
15:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?