KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Diplomatët nga BE dhe ShBA; Chollet, Escobar, Bonne, Plotner, këtë muaj në Kosovë e Serbi
Politikë

Diplomatët nga BE dhe ShBA; Chollet, Escobar, Bonne, Plotner, këtë muaj në Kosovë e Serbi

Kosova News
Kosova News 09:12 -10/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Diplomatët evropianë e amerikanë, që për punë kanë telashet e Ballkanit Perëndimor, gjatë muajit janar, pritet të zbarkojnë shpesh në këtë rajon.

Agjenda e tyre intensive në raport me Ballkanin Perëndimor, pason  tensionet e shpeshta mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në muajt e fundit të vitit 2022.

Kjo ka bërë që vitin 2023, përfaqësues të ShBA-së dhe vendeve kryesore të BE-së, ta nisin menjëherë me takime e bisedime.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qeveria e Francës dhe ajo e Gjermanisë, do të dërgojnë përfaqësues të lartë në dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Krejt kjo, në përpjekje për t’i kthyer palët në tavolinën e bisedimeve.

Kështu, gjatë kësaj jave, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën e Serbinë.  

Në Prishtinë, Chollet do të qëndrojnë më 11 janar (e mërkurë).

Ai pritet të takojë zyrtarët qeveritarë, liderët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile, për të diskutuar përpjekjet e ShBA-së për të ndihmuar avancimin e integrimeve Euro-Atlantike për Kosovën.

 “Përfshirë angazhimin nëpërmjet dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të fokusuar në njohjen e ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, raporton RTKlive.

Pas Kosovës, këshilltari Derek Chollet do të udhëtojë në Serbi më 12 janar, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një ndër temat kyç edhe gjatë takimeve në Beograd.

Më 12 janar, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Beograd, Serbi, ku do të diskutojë rreth sigurisë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe avancimin drejt qëllimit të Serbisë për anëtarësim në BE.

“Ai gjithashtu do të diskutojë rreth rolit të Serbisë për përforcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndërkohë, edhe këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman, gjatë janarit do të zbarkojnë në Kosovë e Serbi.

Sidoqoftë, datat e vizitave të tyre dhe temat e diskutimit akoma nuk janë konfirmuar. E në anën tjetër, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, vazhdon angazhimin e tij në bisedimet Kosovë-Serbi.

BE-ja dhe ShBA-ja e kanë bërë të qartë disa herë se presin angazhim të fuqishëm nga Kosova e Serbia për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjate mes dy vendeve.

Aktualisht, në tavolinë është propozimi i ashtuquajtur “franko-gjerman”, për arritjen e një marrëveshjeje mes të dy palëve.

Gjithashtu lexoni:

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

Dështimi i 25-të në Kuvend, Haxhiu: Opozita po vepron me inat iracional dhe kundër Kushtetutës

Gërvalla e Konakoviç flasin për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve

Edhe një dështim për konstituim të Kuvendit

Osmani pret delegacionet ndërkombëtare për Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar
11:44 -02/06/2025
Dështimi i 25-të në Kuvend, Haxhiu: Opozita po vepron me inat iracional dhe kundër Kushtetutës
11:38 -02/06/2025
Gërvalla e Konakoviç flasin për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve
11:30 -02/06/2025
Edhe një dështim për konstituim të Kuvendit
11:19 -02/06/2025
Kthehet në rigjykim rasti për vrasjen në qendër të Prishtinës: Elementi i dashjes, kontradiktor me arsyetimin
11:01 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?