KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Diplomacia kosovare demanton Serbinë për “çnjohjet”
Politikë

Diplomacia kosovare demanton Serbinë për “çnjohjet”

Kosova News
Kosova News 09:32 -16/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pretendimet e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga nëntë shtete, po cilësohen të pavërteta nga Ministria e Jashtme e Kosovës. Ambasadorë kosovarë kanë zhvilluar disa takime me diplomatë të shteteve që Serbia thotë se e kanë çnjohur Kosovën. Në këtë situatë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare kërkojnë angazhim më të madh të diplomacisë kosovare te shtet njohëse dhe jo njohëse.

Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbudosi, Saint Lucia dhe Maldivet, janë nëntë shtete që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këto pretendime janë mohuar nga autoritetet kosovare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në një njoftim për media ka thënë se nuk ka pranuar asnjë njoftim në  ministri apo në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve  për tërheqjen e njohjeve.

Ndërkohë,  edhe ambasadorë të shtetit tonë, ditëve të fundit kanë zhvilluar takime me diplomat nga Libia, Gaboni, Somalia e Maldivet, ku është diskutuar për thellim të bashkëpunimit me këto vende.

Megjithatë analistët mendojnë që shteti i Kosovës duhet të këtë më shumë dinamikë në diplomacinë e jashtme.

Angazhimet e Serbisë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës nuk janë befasuese, thotë profesori i diplomacisë, Valon Murtezaj. Tutje, ai thotë për Radio Kosovën se si kundërpërgjigje duhet një angazhim më i madh diplomatik i institucioneve të Kosovës te shtete njohëse e jo njohëse.

 “Njohja e një shteti nuk është një akt momental. Në këtë aspekt, Kosova duhet të jetë e kujdesshme që të mirëmbajë marrëdhëniet, e pastaj të ofrojë bashkëpunim e sidomos me disa vende që kanë nevojë për projektet që vijnë nga jashtë, si vende të varfra”, thotë Murtezaj për Radio Kosovën. “Kosova duhet të punojë e të bëjë diplomaci të mençur në këtë kontest”, thotë ai. “Kjo pastaj do të pengonte influencën e Serbisë në vende të ndryshme”.

Në lidhje me sigurimin e njohjeve të reja, Murtezaj pohon se Qeveria e Kosovës duhet të ketë një strategji mirëfilli të veprimit diplomatik.

Ndërkaq, profesori universitar, Arben Fetoshi, thotë se procesi i njohjeve është stagnuar edhe si pasojë e dialogut me Serbinë.

 “Dialogu, duke qenë agjenda kryesore ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor, natyrisht që të gjitha shtetet hezituese presin të shohin përparim, përkatësisht një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, në mënyrë që ato pastaj të lëvizin me njohjen e Kosovës”, thotë Fetoshi për Radio Kosovën.

Sipas të dhënëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Izraeli është vendi i fundit në listën e 117 shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik

LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve

Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit

Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim

Kosova News 16/01/2023 16/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik
23:20 -26/06/2025
Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona
22:36 -26/06/2025
LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve
22:14 -26/06/2025
Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit
21:40 -26/06/2025
Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën
21:35 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?