Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se është djegur shtëpia e vëllait të tij, e vjetër rreth 200 vjeçare.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën në Gjilan, ndërsa shtëpia në fjalë ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës.
“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se shtëpia e vëllait të tij e vjetër rreth 200 vjeçare që ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur. Sipas ankuesit dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.


