Një shtëpi është kapluar nga flaka më 29.02.2024 në rrugën “Sali Zeka” në Vushtrri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti. Zahiti ka thënë se rreth orës 20:20 është raportuar se një shtëpi është kapluar nga flaka.
Ai tha se zjarrfikësit dhe njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.Zëdhënësi shtoi se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.