Flakët kanë gllabëruar sot, më 06.07.2025, ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës.Në pamjet e siguruara shihen flakë të mëdha në ara me grurë dhe pyje.
Një qytetar, i cili ka raportuar rastin, ka thënë se përkundër reagimit të Zjarrfikësve zjarri nuk është ndalur.Me fatkeqësi të tilla ditëve të fundit janë përballur edhe pjesë të tjera të vendit.Flakët kanë përfshirë dje, më 05.07.2025, edhe kodrën e Goleshit. Po ashtu, zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore mbi fshatin Corroticë të Preshevës.Kështu ka njoftuar kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, më 06.07.2025, e cila potencoi se flakët po përhapen me shpejtësi.Po ashtu objekti i një biznesi në Zonën Industriale në Prishtinë është përfshirë nga flakët, më 03.07.2025.Policia e Kosovës kishte njoftuar më 03.07.2025 se nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar në incidentin e zjarrit teksa dëmet qenë të konsiderueshme./kallxo.com