KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dialogu në Krizë – Sorensenit pritet t’i zgjatet mandati edhe për dy vjet si ndërmjetës
Politikë

Dialogu në Krizë – Sorensenit pritet t’i zgjatet mandati edhe për dy vjet si ndërmjetës

Kosova News
Kosova News 18:33 -29/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Burimet diplomatike pranojnë se dialogu është në krizë, por për këtë fajin ua lënë Kosovës dhe Serbisë e jo ndërmjetësit të BE-së.

Danezi Peter Sorensen do të vazhdojë edhe për së paku dy vjet si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë janë pajtuar tashmë vendet anëtare dhe pritet që në javët në vijim kjo gjë vetëm të formalizohet. Mësohet kjo nga burimet diplomatike në Bruksel, të cilat thonë se paralelisht Këshilli i BE-së duhet edhe të miratojë buxhetin për punën e ekipit të Sorensenit. Për vazhdimin e mandatit të Sorensenit propozimin e kishte dhënë sipas procedurave Përfaqësuesja e Lartë për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas dhe me këtë, pas disa diskutimeve në strukturat e Këshillit, janë pajtuar vendet anëtare.

Mandati i tashëm skadon në muajin shkurt të vitit që vjen, pasi ai fillimisht ishte emëruar në këtë post për vetëm 13 muaj. Kjo pasi në atë kohë në BE nuk ishin të sigurt se në çfarë mënyre mendojnë t’i qasen dialogut pas përfundimit të mandatit të Miroslav Lajçak.

Burimet diplomatike pranojnë se dialogu është në krizë, por për këtë fajin ua lënë Kosovës dhe Serbisë e jo ndërmjetësit të BE-së.

Edhe në dokumentet e BE-së, si në raportet e Progresit ashtu edhe në draftin e konkluzioneve të cilat pritet të miratohen në takimin e Këshillit të BE-së, thuhet se as Kosova e as Serbia nuk i kanë kryer në mënyrë të duhur obligimet nga dialogu.

Gjatë vitit të parë të mandatit të Sorensen në postin e të dërguarit të posaçëm për dialog nuk ka pasur fare takime në nivel të lartë, ndërsa takimet në nivel të kryenegociatorëve nuk kanë prodhuar asnjë progres. Ato takime janë shfrytëzuar vetëm për të shkëmbyer akuzat e palëve ndaj njëra-tjetrës, ndërsa BE-ja vetëm ka shprehur pakënaqësi për mungesën e vullnetit të palëve për të kryer obligimet e tyre.

Për mungesë të progresit në dialog, BE-ja kësaj radhe shkakun e gjen te situata e brendshme politike si në Kosovë ashtu edhe në Serbi. Por edhe në këto kushte thonë se Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, mbetet e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë sapo palët të jenë të gatshme për këtë. Por kjo nuk pritet të ndodhë para se të përmbyllet procesi i zgjedhjeve të reja në Kosovë dhe të themelohet qeveria pas tyre.

Edhe pse nuk ka pasur progres në dialog, në BE besojnë se ai mund të ringjallet dhe se palët do ta kuptojnë dëmin që ua bëjnë vendeve të tyre në rast se nuk bëjnë progres në procesin e normalizimit të raporteve, pasi ai progres është edhe kusht për rrugëtimin e tyre evropian si dhe për përfitime nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Kosova News 29/11/2025 29/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?