KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen këtë javë i viziton Prishtinën dhe Beogradin
Lajme

Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen këtë javë i viziton Prishtinën dhe Beogradin

KosovaNewss
KosovaNewss 18:20 -13/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Emisari evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, pritet të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, ku do të zhvillojë takime me nivelin më të lartë politik në të dyja vendet, mëson RTK nga burime në Bruksel.

Vizita në Prishtinë është planifikuar të zhvillohet të mërkurën. Gjatë qëndrimit të tij, Sorensen pritet të takohet me kryeministrin në detyrë, presidenten e vendit, si dhe me përfaqësues të partive opozitare. Një ditë më pas, të enjten, ai do të udhëtojë drejt Beogradit, ku gjithashtu janë paraparë takime me lidershipin shtetëror. Burimet në Bruksel bëjnë të ditur se agjenda e plotë e vizitës në kryeqytetin serb është ende në proces finalizimi.

Kjo do të jetë vizita e parë e Peter Sorensenit që nga marrja e mandatit të dytë si ndërmjetësues i Bashkimit Evropian në procesin e dialogut Kosovë–Serbi.

Vizita në Prishtinë vjen menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dhe në një kohë kur në Bruksel ka pritje që, pas formimit të qeverisë së re, procesi i dialogut të rifillojë me intensitet të shtuar.

Ndërkohë, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ndonëse e ushtron këtë funksion për më shumë se një vit, ende nuk ka zhvilluar takime në nivelin më të lartë politik me palët e përfshira në dialog. Sipas burimeve diplomatike, kjo është arsyetuar me rrethanat e ndërlikuara politike në të dyja vendet.

Megjithatë, burime diplomatike në Bruksel bëjnë të ditur se Kallas synon që, pas konstituimit të institucioneve të reja në Kosovë, të thërrasë një takim të liderëve me qëllim të rinisjes së diskutimeve, të cilat kanë mbetur të bllokuara që nga arritja e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Gjithashtu lexoni:

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

KosovaNewss 13/01/2026 13/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?