KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Di Bella: Qeveria e Kosovës menaxhoi mirë krizën ekonomike, tani është në pozitë më të favorshme se vendet tjera
Ekonomi

Di Bella: Qeveria e Kosovës menaxhoi mirë krizën ekonomike, tani është në pozitë më të favorshme se vendet tjera

Kosova News
Kosova News 14:11 -04/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën udhëheqjen e Gabriel Di Bella, zhvilloi një vizitë në Prishtinë nga 25 tetori deri më 4 nëntor, në kontekst të konsultimeve në kuadër të Nenit IV për vitin 2022.

Në përmbyllje të vizitës sot është mbajtur konferencë për medie me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.

Udhëheqësi i misionit të FMN-së, Gabriel Di Bella, tha se Kosova ka pasur financat më të konsoliduara pas pandemisë, dhe falë politikave të duhura e të matura nga Qeveria ka ndihmuar edhe në krijimin e rezervave dhe tani Kosova është në pozitë më të mirë se vende tjera.

“Shumica e vendeve të Evropës pas rritjes së shpenzimeve të pandemisë nuk kanë konsoliduar financat e tyre si duhet, kështu që deficiti fiskal ka vazhduar të jetë i lartë në vitin 2021 dhe 2022. Ajo që ka ndodhur këtu ka qenë që pas rritjes së jashtëzakonshme ekonomike në vitin 2021, Qeveria ka shfrytëzuar mundësinë që ta shfrytëzoj këtë kthim të aktivitetit për t’i rikomponuar depozitat që ishin shfrytëzuar gjatë pandemisë. Këtë vit për shkak të politikave të matura dhe ruajtjes së buxhetit ka pasur rritje. Ajo që kemi këshilluar ne në vendet tjera të Evropës, është që duhet të konsolidoheni dhe të ulni deficitin. Kosova veçse e ka bërë këtë. Kështu që Kosova tani vendoset në një pozitë shumë më të favorshme në përballje të rreziqeve që pritet të vijnë”, ka thënë Di Bella, raporton KosovaNews.

Rritja ekonomike pozitive do të vazhdojë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, megjithëse me ritëm më të ngadalësuar krahasuar me vitin 2021, kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm siç janë kriza energjetike dhe inflacioni.

Si rezultat i këtyre politikave, por edhe rritjes së të hyrave tatimore, udhëheqësi i misionit të FMN-së thotë se Kosova ka arritur të konsolidojë pozicionin fiskal, para shumë ekonomive evropiane në zhvillim.

“Kthimi në rregullin fiskal është politika e duhur, sepse këtë vit ne presin që deficiti fiskal të jetë pak a shumë rreth 1 për qind, kështu që kur e krahasojmë me vitin e kaluar nuk do të ketë ndonjë ngarkesë të madhe në buxhetin e vitit të ardhshëm. Por fakti që po kthehet në rregullin fiskal do të thotë se do të ofrohet një lloj zgjerimi, mbështetje për aktivitetin ekonomik në vitin e ardhshëm dhe kjo është politika e duhur sipas nesh”, ka thënë ai.

Di Bella vlerësoi se rritja ekonomike pritet të jetë 2-3 për qind për këtë vit në Kosovë, por duhet pritur fundit për të parë nëse do të jetë edhe më e lartë.

Ai tha se parashikimet janë që vitin e ardhshëm mund të ketë rritje 3 deri në 4 për qind.

“Si pasojë e luftës në Ukrainë janë ngritur çmimet në Kosovë dhe, për pasojë, rritja ekonomike në Kosovë është ngadalësuar, për këtë qeveria ka marrë një sërë programesh që kanë pasur qëllim zbutjen e goditjes nga çmimet, nga kjo janë rritur edhe kostot e investimeve”, tha ai.

Sipas tij, në vitin që vjen pritet të ketë ulje të çmimeve të mallrave dhe se Kosova do të përfitojë nga kjo ulje dhe aktiviteti ekonomik do të rritet.

Di Bella bëri me dije se FMN është kundër prekjes së mjeteve të TRUST-it.

Di Bella ka folur edhe për energjinë të cilën e ka quajtur sfidë për autoritetet gjatë dimrit. Tha se duhet të gjenden mënyra për ta kursyer energjinë, dhe sipas tij, kjo mund të vijë nga masat për eficiencë dhe përmes rishikimit të tarifave.

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, duke folur për rritjen ekonomike, pranoi faktin se ka një ngadalësim të normës ekonomike. Por shtoi se për vitin e ardhshëm presin një rritje ekonomike 5.5 për qind.

Murati theksoi Kosova ka pasur performancë pozitive dhe shpenzime më produktive, ndërsa shtoi se qeveria ka menaxhuar mirë edhe borxhin publik.

“Shpresoj që të kemi rritje të eksporteve që tani janë në një trend të theksuar pozitiv. Në buxhetin e vitit 2023 kemi adresuar të gjitha hendeqet, qoftë për buxhetin për arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë, etj”, tha Murati./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë

Kosova News 04/11/2022 04/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë
17:11 -26/07/2026
Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve
17:06 -26/07/2026
Kurti: Sakrifica dhe vetëmohimi i Enver Zymerit duhet të shërbejnë si shembull për të gjithë zyrtarët shtetërorë
17:02 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?