Një vajzë e mitur është dhunuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Vrellë të Istogut, teksa i dyshuari është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Pejë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi.
“Prokurori i Shtetit e ka ndaluar të dyshuarin për 48 orë, ndërsa gjatë afatit ligjor, ndaj të pandehurit do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, konfirmoi Nikçi.
Ndërsa, shtoi se Prokuroria e Pejës do t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtij rasti.


