KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dhuna në familje në rritje: Mbi 8 mijë viktima u raportuan dy vitet e fundit – gjatë 2025 tri vrasje, dy meshkuj e një femër
Kronika e Zezë

Dhuna në familje në rritje: Mbi 8 mijë viktima u raportuan dy vitet e fundit – gjatë 2025 tri vrasje, dy meshkuj e një femër

Kosova News
Kosova News 23:33 -03/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia së Kosovës shpesh herë i bie të ndërhyjë në raste të dhunës, por natyrisht se më e vështirë situata bëhet kur duhet ndërhyrë në dhunën në familje.

Dhimbja e dyfishtë, e sfidat që paraqiten pas saj janë gjithnjë të dyanshme.

E ngjashme ishte situata me rastet e dhunës në familje edhe vitin 2025- ku çdo ditë raportime të shumta janë bërë, e në të shumtën e rasteve viktima ishin gratë.

Nga të dhënat e siguruara nga lajmi.net vërehet se rastet e dhunës në familje dhe numri i viktimave vazhdojnë të jenë shqetësuese në Kosovë.

Statistikat për vitet 2023, 2024 dhe periudhën janar–tetor 2025 tregojnë një trend të lartë të raportimeve të dhunës në familje si dhe viktimave të këtyre rasteve, me një rritje të dukshme në vitin 2024.

Kështu ka zbuluar raporti i Drejtorisë për Informimin në Policinë e Kosovës mbi gjendjen e dhunës në familje për vitet 2023, 2024 dhe periudhën janar–tetor 2025.

Rastet e raportuara të dhunës në familje:

Më 2023 janë raportuar gjithsej 2,639 raste

Një vit më vonë u raportuan    2,959 raste

Kurse në periudhën mujore janar–tetor 2025 u raportuan gjithsej 2,429 raste

Në krahasim mes viteve, vërehet se në 2024 ka pasur një rritje prej 320 rastesh më shumë se në 2023, që paraqet një rritje rreth 12%.

Ndërsa të dhënat për vitin 2025 (janar–tetor) tregojnë një rënie të lehtë të rasteve, duke sugjeruar përmirësim në vetëdijesim dhe raportim më të hershëm të dhunës.

Numri i viktimave sipas gjinisë:

Në vitin 2023, janë regjistruar gjithsej 2,717 viktima, prej të cilave 2,120 gra dhe 597 burra. Gratë përbëjnë shumicën dërrmuese të viktimave, duke reflektuar natyrën gjinore të dhunës në familje.

Në vitin 2024, numri i viktimave është rritur në 2,985, ose 268 viktima më shumë se në vitin 2023.

Viktimat femra janë rritur nga 2,120 në 2,362, një rritje prej 242 raste.

Viktimat meshkuj janë rritur nga 597 në 623, një rritje prej 26 raste.

Kjo paraqet një rritje totale prej rreth 10%, duke e bërë vitin 2024 vitin me numrin më të lartë të viktimave në këtë periudhë.

Në janar–tetor 2025, janë regjistruar 2,424 viktima, prej të cilave 1,897 gra dhe 527 burra. Edhe pse të dhënat janë vetëm për 10 muaj, numri mbetet i lartë dhe pothuajse i njëjtë me shifrat vjetore të viteve paraprake

2023:

Femra: 2,120

Meshkuj: 597

Totali: 2,717 viktima

2024:

Femra: 2,362

Meshkuj: 623

Totali: 2,985 viktima

Janar–Tetor 2025:

Femra: 1,897

Meshkuj: 527

Totali: 2,424 viktima

Krahasimi i viktimave 2024 me 2023

Numri i viktimave është rritur nga 2,717 në vitin 2023, në 2,985 në vitin 2024, pra 268 viktima më shumë, përkatësisht rritje prej 10%.

Rritja është më e theksuar tek viktimat femra, të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të rasteve. Edhe meshkujt kanë shënuar rritje të lehtë krahasuese.

Vrasjet në baza gjinore:

Në vitin 2023, janë regjistruar gjithsej 7 vrasje të ndërlidhura me dhunën familjare. Numri i viktimave femra dhe meshkuj ishte pothuajse i barabartë, me 4 gra dhe 4 burra të vrarë. Kjo tregon se dhuna ekstreme brenda familjes ka prekur të dy gjinitë.

Gjatë vitit 2024, numri i vrasjeve ka rënë në 5 raste, nga të cilat 3 viktima kanë qenë gra dhe 2 burra. Edhe pse numri i përgjithshëm është më i ulët, femrat vazhdojnë të dominojnë në statistikat e viktimave të vrasjeve në kontekst familjar.

Në periudhën janar–tetor 2025, janë shënuar 2 vrasje të ndërlidhura me dhunën familjare. Prej tyre, 1 viktimë është grua dhe 2 janë burra. Duke qenë se këto të dhëna përfshijnë vetëm 10 muajt e parë, pritet të shihet nëse trendi i uljes do të mbetet i qëndrueshëm deri në fund të vitit.

Përveç dhunës fizike dhe psikologjike, në statistika paraqiten edhe vrasjet e kryera në kontekst të dhunës së familjare:

2023:

Total vrasjesh: 7

Viktima femra: 4

Viktima meshkuj: 4

2024:

Total vrasjesh: 5

Viktima femra: 3

Viktima meshkuj: 2

Janar–Tetor 2025:

Total vrasjesh: 3

Viktima femra: 1

Viktima meshkuj: 2

Edhe pse numri i vrasjeve ka rënë krahasuar me vitin 2023, shqetësues mbetet fakti se pothuajse çdo vit viktimat femra dominojnë në rastet e dhunës së rëndë familjare

Gjithashtu lexoni:

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone

Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Kosova News 03/01/2026 03/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan
12:47 -21/07/2026
Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone
12:16 -21/07/2026
Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale
11:49 -21/07/2026
Humb jetën një person, bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë
11:39 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?