KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dhomat e Specializuara në Hagë: Thaçit dhe Veselit do t’iu vazhdohet paraburgimi
Siguri

Dhomat e Specializuara në Hagë: Thaçit dhe Veselit do t’iu vazhdohet paraburgimi

Kosova News
Kosova News 15:57 -20/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor të DhSK-së për media, të enjten, ka thënë se ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të u vazhdohet masa e paraburgimit, pasi që trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rreziku që ndërprerja e masës së paraburgimit ndaj tyre mund të pengojnë ecurinë e procesit.

“Trupi Gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që z. Thaçi dhe z. Veseli të pengojnë ecurinë e procesit dhe/ose të kryejnë vepra penale të tjera. Trupi Gjykues konstatoi gjithashtu se këto rreziqe mund të zvogëlohen mjaftueshëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Duke qenë se si z. Thaçi ashtu dhe z. Veseli, kanë qëndruar në paraburgim për një periudhë kohe të konsiderueshme”, ka thënë Doyle.

Ndërsa, lidhur me ecurinë e çështjes gjatë kësaj jave ai tha se ka përfunduar dëshmia e dy dëshmitarëve të parë, ndërkaq dëshmia e dëshmitarit të tretë po vazhdon në seancë të mbyllur.

“Dy dëshmitarët e parë të thirrur nga Prokuroria në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit i përfunduan dëshmitë e tyre. Ata dëshmuan me masa mbrojtëse dhe kryesisht në seancë private dhe që të dyve iu bënë pyetje nga ekipet e Mbrojtjes, dhe njërit prej tyre edhe nga mbrojtësi i viktimave. Dëshmia e dëshmitarit të tretë po vazhdon dhe po kryhet në seancë të mbyllur”, tha Doyle.

Ai tutje tha se në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës, më 13 prill, trupi gjykues autorizoi dhënien e dëshmisë nga tre dëshmitarë përmes video-lidhjes.

“Trupi Gjykues konstatoi se teknologjia ekzistuese mundëson që dëshmitarët të pyeten me të njëjtat kushte si në sallën e gjyqit dhe do t’u mundësojë këtyre dëshmitarëve që të dëshmojnë pa ankth, çka do të përmirësojë cilësinë e dëshmisë së tyre dhe do të jetë në të mirë të mirëqenies së tyre fizike dhe psikologjike”, ka thënë si.

Sipas tij, trupi gjykues urdhëroi Zyrën Administrative të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar respektimin e masave mbrojtëse për dëshmitarët, ai shtoi se në të njëjtën çështje gjyqësore, më 14 prill, ZPS-ja dorëzoi versionin publik të redaktuar të dosjes paraprake të saj, në zbatim të urdhrit të trupit gjykues.

Ndryshe, seanca vijuese në këtë çështje gjyqësore është caktuar të fillojë të hënën, më 1 maj, në orën 9:30.

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Kosova News 20/04/2023 20/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?