Prokuroria Themelore në Pejë ka paralajmëruar se të premten do të ngrisë aktakuzë ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit.
Kështu kjo Prokurori sot organizon konferencë për medie me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj zyrtarëve komunalë, ku edhe pritet të jepen detaje.
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media nga Prokuroria Themelore në Pejë, me rastin e ngritjes se aktakuzës ndaj dhjetëra zyrtarëve komunalë të dyshuar për kryerjen e mbi 20 veprave penale nga kapitulli kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim.


